Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Promovohet “Ditari i Estes”, libri i fundit i kolanës së suksesshme “Bëmat e Estes dhe Kokosë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Promovohet “Ditari i Estes”, libri i fundit i kolanës së suksesshme “Bëmat e Estes dhe Kokosë”

portalishkollor
Last updated: November 1, 2021 7:05 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Është promovuar në Librarinë Albas “Ditari i Estes”, libri i fundit i kolanës së suksesshme “Bëmat e Estes dhe Kokosë” i shkrimtares Natasha Shuteriqi Poroçani. Kolana ka njohur lexime të gjëra dhe cilësore që nga lindja e saj në vitin 2018, pasi autorja ka ditur vërtetë të futet në botën e fëmijëve.

Së fundmi shkrimtarja Natasha Shuteriqi Poroçani keni ardhur pranë lexuesve të vegjël me librin e fundit që mbyll kolanën e “Bëmat e Estes dhe Kokosë” që është “Ditari i Estes”, botuar nga ALBAS. 

Promovimi i librit të serisë së suksesshme është bërë në ambientet e Librarisë Albas teksa shumë fëmijë e prindër i janë bashkuar leximit dhe prezantimit të tij. 

Teksa dëgjohej me shumë kërshëri nga vogëlushët, autorja tha për kolanën tha se “Sekreti është bërthama e tij. Në qendër janë tri fëmijë, tri karaktere të ndryshme, të cilat përtej të qenurit personazhe të një kolane, janë tri fëmijë të vërtetë që gjallojnë e formohen në mjedise krejtësisht të ngjashme me ato të librave. Janë tri të afërmit e mi që më kanë ndihmuar të shkruaj këtë kolanë, nëpërmjet përditshmërisë së tyre. Ata jetojnë pranë meje dhe unë kam vjelë jetët e tyre. Një bllok i vogël i kaltër rrinte gjithmonë hapur. Kam shkruar çdo fjalë të thënë me mendje e pa mendje, kam fiksuar trazirat e tyre, kam parë se si rriteshin çdo ditë mes dashurisë, kam projektuar marrëdhënien që prindërit krijonin me ta dhe e kam hedhur ashtu, të vërtetë në librat e mi. Madje edhe emrat e tyre janë pothuajse si realët: Kokoja është Nikol, Este është Estefania dhe Ale është Aleksandri. Ata janë tri fëmijë që ashtu si personazhet janë rritur mes gjërave të bukura e ndonjëherë të trishta. Kanë mësuar të mendojnë, të gjykojnë e të thonë vetëm të vërtetën”.

Libraria e mbushur me fëmijë e prindër, pyetjet e bukura që kërshëronin vijimësinë e jetës së personazheve, padurimi për ta pasur në duar të plotë kolanën, tregonin se “Bëmat e Estes dhe Kokosë”, tashmë është kthyer në një instrument shumë të dashur dhe të gjetur për të drejtuar fëmijët në udhën e bukur të leximit.

“Fëmijët thonë u shkrimë së qeshuri me ‘Bëmat e Estes dhe Kokosë’, kjo tregon se unë ja kam arritur, ja kam arritur ta shoh botën me sytë e fëmijëve, të futem në kënaqësitë dhe gëzimet e tyre, dhe në fund të fundit të krijoj një personazh i cili është karakter në rritje. Kam konkurruar me shumë dinjitet me esten çdo të qeshur të mëparshme të fëmijëve sepse ata u shkrinë së qeshuri”, kështu është shprehur autorja në fund të këtij promovimi. 

Ndërkohë kolana e Estes është përfshirë tashmë nga MASR si literaturë e rekomanduar për nxënësit e shkollave 9- vjeçare.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASditari i estesklubi miushi magjiknatasha porocani shuteriqi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të përdorni platformën ZOOM për mësimdhënie? Ndiqni këto hapa
Next Article Fillon mësimi për gjeneratën e katërt të nivelit V të kualifikimit për asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?