Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: QTPA zhvillon trajnime me kredite për modulet e reja gjatë muajit korrik
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

QTPA zhvillon trajnime me kredite për modulet e reja gjatë muajit korrik

portalishkollor
Last updated: July 4, 2022 10:59 am
portalishkollor
Share
SHARE

Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. Më poshtë gjeni kalendarin e trajnimeve për muajin korrik.

Contents
Moduli: Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien në klasë dhe në distancë                                                                                   Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët           

Qendra e trajnimeve dhe projekteve Albas, ju njofton se ka filluar të zhvillojë trajnime me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP dhe MAS për të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar. 

Në kalendarin e muajit Korrik 2022 janë planifikuar 2 trajnime:

Moduli: Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien në klasë dhe në distancë       

                                                                            

14 Korrik  2022 ora 15.00 

Qëllimi i modulit është që të sigurojë një bazë informacioni për rritjen e praktikave gjithëpërfshirëse në shkolla dhe për vlerësimin e diversitetit që sjellin fëmijët me aftësi ndryshe në mjedisin shkollor.

Moduli trajton: 

  • njohjen e mësuesve me metoda e strategji për të përfshirë sa më efektivisht nxënësit me aftësi ndryshe në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies në prezencë e në distancë; 
  • shmangien rreziqeve të formës së re të margjinalizimit në kushtet e reja pas pandemisë;
  • gjurmimin e rrugëve didaktike të orientuara për t’iu përgjigjur nevojës së dyfishtë për individualizimin dhe shoqërizimin të nxënësve me aftësi ndryshe. 

Rezultate të të nxënit që do të arrihen nëpërmjet modulit:

  1. Ndërgjegjësimi i mësuesve për problematikat e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe gjatë mësimit në klasë dhe atij në distancë;
  2. Njohja  dhe aplikimi i strategjive për t’iu përgjigjur nevojës së dyfishtë për individualizimin dhe shoqërizimin në kushtet e reja të mësimdhënies on-line;
  3. Aftësimi i mësuesve për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe shoqërizimin e nxënësit me aftësi ndryshe.

Moduli: Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët           

14 Korrik 2022 ora 15.00 

Moduli synon të ndihmojë mësuesit dhe drejtuesit e këtyre institucioneve që të krijojnë klimë miqësore dhe një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët, ku secili të ndihet i mirëpritur, të marrë pjesë dhe të përfshihet në veprimtaritë që zhvillohen në grup, si dhe të arrijë rezultatet e të nxënit.

Moduli trajton:

  • aspekte të organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative në institucionet parashkollore që kanë fëmijë të margjinalizuar (romë, egjiptianë, me aftësi të kufizuara, pakica kombëtare etj.).

Rezultatet e të nxënit që do të arrihen nëpërmjet  modulit: 

Gjatë zhvillimit të këtij moduli, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve parashkollore: 

  • vlerësojnë rëndësinë e klimës miqësore në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës;
  • analizojnë karakteristikat e një kopshti miqësor për fëmijët;
  • përcaktojnë përfitimet e fëmijëve, prindërve, mësuesve, komunitetit dhe shoqërisë nga një kopsht miqësor;
  • hartojnë strategji/plane që shërbejnë për krijimin ose përmirësimin e klimës pozitive në kopsht;
  • përcaktojnë rrugët e bashkëpunimit me kolegët, prindërit dhe komunitetin për krijimin e një kopshti miqësor;
  • aftësohen se si të edukojnë te fëmijët mesazhin e të drejtave të barabarta, të barazisë gjinore, të gjithëpërfshirjes, të tolerancës, të respektimit të diversitetit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin.

Çdo modul ka 1 kredit, i barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimet zhvillohen online në platformën Zoom. 

Pagesa per trajnimin  është 1500 lekë të reja. 

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për t’u regjistruar në trajnim klikoni në linqet e mëposhtme: 

Një kopësht miqësor për të gjithë fëmijët

Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online

Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e  e-mailit: trajnime@albas.al

Qëndra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas 

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QKLL shpalli fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për Fëmijë, vendi i parë shkoi për Sevi Agollin me librin “Hajdutja e buzëqeshjeve”
Next Article Regjistrimet përmes e-Albania në klasat e para dhe të dhjeta fillojnë në 4 deri më 24 korrik
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?