Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Viti i ri shkollor, ministrja e MAS: Kemi gati skenarët, 500 mësues shtesë dhe dyfishim të punonjësve psiko-social
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Viti i ri shkollor, ministrja e MAS: Kemi gati skenarët, 500 mësues shtesë dhe dyfishim të punonjësve psiko-social

portalishkollor
Last updated: October 13, 2021 10:26 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalë e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tha se po hartohet plani me 500 kuota shtesë të mësuesve, në rast se do të jenë të domosdoshme për zëvendësim, ndërsa theksoi se i është kushtuar një vëmendje e veçantë fëmijëve me aftësi ndryshe.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalë e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh janë përgatitur skenarët nëse do të ketë përkeqësim të situatës së koronavirusit.

Kushi tha se po hartohet plani me 500 kuota shtesë të mësuesve, në rast se do të jenë të domosdoshme për zëvendësim.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se këtë vit janë siguruar me libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Kushi po ashtu bëri me dije se Ministria e Arsimit ka marrë hapa të vazhdueshme për të përmirësuar arsimin parauniversitar, ndërsa theksoi se i është kushtuar një vëmendje e veçantë fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Shkollat e reja që po ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit po i shërbejnë jo vetëm nxënësve, mësuesve por të gjithë komunitetit. Për herë të parë nëpërmjet e-Albenia kemi projektuar regjistrimin online dhe kemi si objektiv ta shtrijmë në të gjithë sistemin. Sa i takon teksteve falas jam e kënaqur që kemi arritur që nga klasa e parë në klasën e parë t’i plotësojmë me tekste falas. Janë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që kanë përfituar tekste falas. Edhe këtë vit pavarësisht se situata e pandemisë duket me qetë jemi duke hartuar që të kemi 500 kuota shtesë nëse do të kemi përkeqësim të situatës. Sa i takon nxënësve me aftësi ndryshe, kemi në dispozicion edhe mësues ndihmës që jo vetëm që trajnohen, por kemi futur edhe licencimin e tyre për t’i shërbyer vetëm nxënësve me aftësi ndryshe. Objektivi ynë është që edhe këtë vit vëmendja të jetë më e madhe. Sa i takon shërbimit social, ne vitin e kaluar morëm vendim për të dyfishuar numrin e punonjësve psiko-social dhe këtë e realizuar. Me rëndësi është që ne po punojmë vazhdimisht për ta konsoliduar figurën e punonjësit social. Sa i përket programit të madh të rindërtimit , sipas të dhënave të sotme nga 170 objekte arsimore, 68 prej tyre kanë përfunduar, prej tyre 36 janë nga buxheti i shtetit, ndërsa nga Bashkia Tiranë kemi 13 ndërsa nga BE kemi 19 objekte arsimore. Pra të gjitha këto shkolla po ndërtohen sipas standardeve më të mira bashkëkohore”, tha Kushi.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:500 mesues shtesegati skenaretministrja kushiviti i ri shkollor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësimi në universitete do zhvillohet në auditorë, do lejohen vetëm studentët e vaksinuar (2021)
Next Article Apeli i nënës së djalit me autizëm: Ju përgjërohem, hapni një shkollë profesionale për këta fëmijë!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?