Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tetori i Librit, nxënësit e “The Independet College of Tirana” takim mbreslënës me poeten Rita Petro
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Tetori i Librit, nxënësit e “The Independet College of Tirana” takim mbreslënës me poeten Rita Petro

portalishkollor
Last updated: October 17, 2022 12:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Me rastin e Tetorit të Librit vet nxënsit e “The Independet College of Tirana” organizuan një aktivitet letrar me poeten e mirënjohur Rita Petro.Bashkëbisedimi e pyetjet mbi poezinë, letërsinë, librat, interpretimet nga nxënësit, sollën një atmosferë vërtetë të këndshme,teksa nuk munguan edhe notat në piano.

Me rastin e Tetorit të Librit vet nxënësit e “The Independet College of Tirana” organizuan një aktivitet letrar me poeten e mirënjohur Rita Petro. 

Poezia e Znj.Petro ishte kryefjala e këtij takimi teksa nxënësit patën mundësi që jo vetëm të bashkëbisedonin në lidhje me librat e letërsinë por edhe të bënin pyetje të cilat tregun se ata ishin tepër të interesuar si lexues dhe njohës të letrave shqipe. 


Nuk munguan interpretimet vertëtë të ndjera nga nxënësit të cilët kishin zgjedhur disa nga poezitë më domethënëse të Rita Petros. 

Bisedat vazhduan më pas këndshëm për gjithçka rreth figurës së poetes dhe aktiviteteve të shumta që ajo ndjek. 

“Siç tashmë është bërë traditë në kolegjin tonë, në muajin tetor, muajin e letërsisë ne ftojmë emra të spikatur, që kanë dhënë kontribut të çmuar në letërsinë shqipe. Sot patëm të ftuar një poete të veçante, plot ngjyra, një zë të fortë të letërsisë shqipe, zonjën Rita Petro. Poezia e saj ishte kryefjala e këtij takimi, por në fakt biseda vazhdoi shumë këndshëm për gjithçka rreth figurës së saj dhe aktiviteteve të shumta që zonja Petro ndjek”, u shpreh kështu mësuesja Desjana Elezi. 

Për gjithë atmosferën e krijuar në këtë aktivitet të  “The Independet College of Tirana”, poetja ka dhënë dhe mbresat e saj. 

“U ndieva shumë e privilegjuar nga ftesa, e cila më erdhi nga vetë nxënësit e ‘The Independet College of Tirana’. Përgatitja e tyre më emocionoi shumë. Ata ishin lexues aq të mirë të librave dhe interpretues të mrekullueshëm. Pyetjet e tyre të mençura dhe bashkëbisedimi me ta ma bënë këtë ditë tetori akoma me më shumë diell. Kjo tregon se me sa pasion dhe profesionalizëm punohet në këtë shkollë. Faleminderit të gjithë mësueseve të pranishme, e në veçanti mësueset Lindita e Desiana që treguar një frymë aq të moderuar në komunikim me nxënësit. Faleminderit drejtoreshë Mina, e cila kujdeset për çdo detaj të kësaj shkolle me mjedise të mrekullueshme në Ballkonin e Dajtit, aty ku ka ajër të pastër e gjelbërim në çdo stinë”,tha poetja Rita Petro.

Kolegji “The Independent” për më shumë se 20 vite ofron një sistem edukativo-mësimor bilingual  për fëmijë dhe nxënës të moshave 5-18 vjeç.

N.Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tetori i Librit, nxënësit e “The Independet College of Tirana” takim mbreslënës me poeten Rita Petro
Next Article Universiteti Aleksandër Xhuvani mbyll 21 degë. Ja cilat profile kanë zgjedhur të rinjtë më shumë këtë vit të ri akademik
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?