Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Për fëmijët e të pasurve, që i quajnë mësuesit “pabuksa”!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Për fëmijët e të pasurve, që i quajnë mësuesit “pabuksa”!

portalishkollor
Last updated: October 14, 2022 12:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Dhe sot, teksa përpiqem të nis punën, nuk më hiqet nga mendja një shprehje që dëgjova dje nga një mësuese. “Ka fëmijë, sidomos nga ata me shumë para me vete, që na quajnë “pabuksa” ne mësuesve”…

Unë jam fëmijë mësuesi. Një mësuesi që kur e pyesja nëse duhet t’i blija ndonjë gjë, më thoshte se mund të shkoja e t’i blija ndonjë libër që sapo kishte dalë ose të shkoja e t’i laja ndonjë borxh të vogël tek një miku i vet që shiste libra.

Na e mbushte shtëpinë me kartona dhe lapsa me ngjyra, me të cilat sajonte mjete demonstruese për klasën e vet dhe për gjithë shkollën me shkrimin e tij të bukur dhe me vizatimet modeste. Një mësuesi historie që më thoshte “Mos u merr me datat dhe me shifrat. Filloje me etimologjinë e fjalës. Nuk më bëhet vonë nëse nuk mban mend fiks datën se kur u vra një mbret, por dua të di nëse kuptove pse-në, etj, etj.”

Dhe sot, teksa përpiqem të nis punën, nuk më hiqet nga mendja një shprehje që dëgjova dje nga një mësuese. “Ka fëmijë, sidomos nga ata me shumë para me vete, që na quajnë ‘pabuksa’ ne mësuesve”.

Jam pa fjalë. Më dhemb dhe më revolton kjo arrogancë e induktuar ndoshta edhe indirekt nga prindër të pasur, me nga ato pasuritë që me shumë gjasë janë vënë duke vjedhur në kurriz të shumë “pabuksave”. 

Një njeri i ndershëm, para se t’i mësojë fëmijës të respektojë mësuesen, e mëson t’i thotë një herë faleminderit edhe pastrueses që i pastron banjën, rojës që i hap dhe i mbyll derën dhe policit që e ruan te dera çdo mëngjes, me diell apo me shi.

Pa këtë lloj respekti për njeriun, dhjetat e ekselencës nuk të bëjnë derman asgjëkund në botë, o fëmija im i dashur!

Nga Etleva Kondakçiu

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rëndësia e bashkëpunimit mësues-prind për mirëqenien e fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor
Next Article Desa Harxhi: “Metamorfoza” konsiderohet si një vepër e hapur për lexime dhe interpretime pa fund
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?