Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prezantohet personazhi i parë me spektrin e autizmit në një serial për fëmijë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Prezantohet personazhi i parë me spektrin e autizmit në një serial për fëmijë

portalishkollor
Last updated: September 9, 2022 12:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mbetet me rëndësi të shohim më shumë personazhe me spektrin e autizmit në ekranet tona, pasi ka shumë fëmijë autik të moshës shkollore kudo në botë të cilët duan të shohim tregimet e tyre në ekran. Gjithashtu, është e rëndësishme për fëmijët jo autik të kuptojnë se si është të jesh autik.

Seriali vizatimor ‘Tomas lokomotiva dhe shokët’ gëzon popullaritet të lartë për fëmijët që nga viti 1984, ku tregohen aventurat e Tomas, një treni të qeshur ngjyrë blu që jeton në ishullin Sodor. 

Kompania e prodhimit të argëtimit dhe lojërave ‘Mattel’ lajmëroi për meditat se personazhi i parë autik vizatimor në film do quhet ‘Bruno’ dhe do shfaqet në serialin televiziv në fundin e muajit shtator. Gjithashtu fëmijët kanë mundësia ta ndjekin serialin përmes platformës online YouTube. 

Personazhi i ri i vizatimor do quhet “Bruno makina e frenave” dhe do të interpretohet me zërin e Eliot Garcia. Nëntë vjeçari autik, Eliot Garcia u përzgjodh për të luajtur personazhin “Bruno” me ndihmën e Shoqatës Kombëtare të Autizmit (NAS).

“U ndjeva shumë i emocionuar dhe i lumtur. “Bruno” është qesharak, i zgjuar dhe një personazh shumë i qetë. Ai mund të emocionohet dhe të tronditet, mund të shqetësohet dhe përdor humorin për të kapërcyer situatat e të kaluarës.” – u shpreh Eliot pasi mësoi se fitoi rolin për herë të parë. 

Kompania Mattel është kujdesur t’i veshë personazhit vizatimor cilësitë e duhura që e spikatin nga pjesa tjetër e personazheve. Treni Bruno është kuruar të ketë një perspektivë unike mbi botën, duke i pëlqyer rutinat dhe oraret. Paisja mbrojtëse e veshit e mbron trenin nga zhurmat e forta. Personazhi vizatimor i tregon haptas emocionet e tij. Për shembull kur është i dërrmuar, ose i shqetësuar tren lëviz shkallët e tij. Gjithashtu, treni Bruno ka të instaluar një fanar drite që tregon ndryshimin e gjendjeve emocionale. 

Shoqata Kombëtare e Autizmit në Britani u shpreh pozitivisht mbi projektin në fjalë, duke theksuar se personazhi vizatimor do sjellë frymë më optimiste për 700,000 persona autikë të rritur dhe të vegjël në të gjithë vendin. 

” Personazhi Bruno i pasqyron me kujdes tiparet dhe preferencat e disa njerëzve autikë, por duhet pasur parasysh se një personazh i vizatimor nuk mund të përfshijë kurrë përvojën e jetës reale të çdo personi autik,” – u shpreh kompania Mattel. 

“Mbetet me rëndësi të shohim më shumë personazhe autikë në ekranet tona, pasi ka 160,000 fëmijë autik të moshës shkollore në Mbretërinë e Bashkuar të cilët duan të shohim tregimet e tyre në ekran. Gjithashtu, është e rëndësishme për fëmijët jo autik të kuptojnë se si është të jesh autik” – tha Tom Purser, kreu i orientimit, vullnetarizmit dhe fushatave të bamirësisë. 

Burimi: https://www.theguardian.com/global/2022/sep/07/thomas-the-tank-engine-to-introduce-first-autistic-character?CMP=share_btn_fb&fbclid=IwAR0ttQYPSJyTeAG_SKmXm532iDBUmNyndYZDfrquKaIK2XYHy77KbdxObg4dhe  https://www.bbc.com/news/uk-england-berkshire-62811271 

Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor-Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Konkursi letrar i Albas: Dorëshkrimi “Katër burra” e autores Xhentiana Muskaj, u vlerësua vepra më e mirë në prozë
Next Article Disa këshilla për prindërit që dërgojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në kopsht
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?