Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Prezantim dinjitoz i Shqipërisë nga komuniteti shqiptar në Parma me veshje e këngë tradicionale shqiptare
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Prezantim dinjitoz i Shqipërisë nga komuniteti shqiptar në Parma me veshje e këngë tradicionale shqiptare

portalishkollor
Last updated: January 28, 2025 9:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shqipëria duket se është prezantuar denjësisht nga të rinjtë e komunitetit shqiptarë në Parma në manifestimin ndërkulturor të organizuar atje. Prezantimi i grupit shqiptar artistik “Një mijë Yje” u mirëprit me duartrokitje të shumta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.

Në të dielën e fundit, më 3 tetor, sheshi kryesor i qytetit të Parmës ishte ngjyrosur më shumë se kurrë me motive nga e gjithë bota me rastin e organizimit të manifestimit ndërkulturor që u mbajt në kuadrin e Parma Capitaledella Cultural taliana 2021. (Parma, Kryeqyteti i kulturës italiane 2021). 

Shumë nga popujt që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.

Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Parma, të organizuar nga shkolla shqipe “Scanderberg” dhe nga “Forum Donne Indipendenti”, Forumi i gruas shqiptare në Parma.

“Kostumet tradicionale u sollën nga Sara e Juri Murto, vëlla e motër. Sara vishte kostumin e Korçës, ndërsa Juri Fustanellën. Si dritë vezulluan në mesin e ngjyrave nga e gjithë bota, të fisëm, elegantë e plot krenari i mbajtën të veshur motivet shqiptare dhe flamurin kuq e zi Juri e Sara”, shkruhet në një nga postimet në Facebook të shkollës shqipe  “Scanderberg Parma” Itali. 

“Grupi artistik ‘Një mijë Yje’ (Enisa, Silvia, Leila, Noela, Emily e Sara) sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Vallja nisi me Enisën që për herë të parë veshi kostumin magjeps të Mirditës“, thuhet në këtë postim. 


Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.

Prindër e organizues u ndiem vërtet të lumtur dhe krenarë për paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në këtë manifestim të madh nga fëmijët e të rritur në Parma, por që aq bukur dhe me fisnikëri e prezantuan kombin e tyre, origjinën nga vijnë. 

Ky eveniment u organizua nga Bashkia e qytetit të Parmës, në bashkëpunim me dhjetëra shoqata dhe institucione shtetërore dhe private.

Kostumet u krijuan nga Tradita Shqiptare Edlira Sulaj Tiranë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:komuniteti shqiptar ne parmanje mije yjeparmaveshje e kenge tradicionale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sot nisi viti i ri shkollor 2022-2023, në gjimnaze shënohet numri më i ulët i regjistrimeve të nxënësve
Next Article Ministrja Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?