Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Të lutem më ndihmo, dua vetëm që fëmija im të jetë me shokët e tjerë në klasë, pa u veçuar”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

“Të lutem më ndihmo, dua vetëm që fëmija im të jetë me shokët e tjerë në klasë, pa u veçuar”

portalishkollor
Last updated: September 9, 2021 12:58 pm
portalishkollor
Share
SHARE

E etiketuar si “nëna e fëmijës ndryshe” prej 6 vitesh ajo po lufton që t’i japë fëmijës së saj një të drejtë fare bazike, të shkojë në një shkollë të përgjithshme me fëmijët e tjerë edhe pse ai nuk shikon…

Këtë fjali e lexova në mesazhin tim para pak kohësh e dërguar nga një prind i cili dëshpërimin e tij e kishte lidhur ngushtë me çdo shkronjë të asaj kërkese. Faktikisht më shumë sesa lexova tekstin dëgjova zërin e asaj gruaje në gramat e fundit të shpresës. E etiketuar si “nëna e fëmijës ndryshe” prej 6 vitesh ajo po lufton që t’i japë fëmijës së saj një të drejtë fare bazike, të shkojë në një shkollë të përgjithshme me fëmijët e tjerë edhe pse ai nuk shikon. 

Studime mbi arsimin, në lidhje me problematikat dhe sfidat, janë bërë vazhdimisht në vendin tonë, por të pakta janë rezultatet sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta. Mes një mori ndryshimesh me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe cilësisë së teksteve, hendeku mbetet i thellë për nxënësit që kanë nevojë për një mbështetje më shumë. Kur themi nxënës, kemi parasysh se së pari ata janë qenie njerëzore, ku të gjithë janë të ndryshëm dhe kanë nevoja specifike, por puna vështirësohet edhe më shumë, kur këta të fundit janë me aftësi të kufizuar fizike, mendore, apo edhe të dyja. 

Në çdo vend fëmijët kanë përparësi dhe shihen si epiqendra e të ardhmes që do sjellë zhvillim dhe përmirësim, ku çdo investim i sotëm do të përkthehet në të mira më të mëdha nesërmen. Sigurisht që vendet në zhvillim shfaqin më shumë probleme në lidhje me përkrahjen e grupimeve në nevojë, si nga aspekti ekonomisë së dobët, i zbatueshmërisë së ligjit, e me radhë. Këtë e shohim dhe e përjetojmë edhe në vendin tonë. Duke nisur që nga viti 2011 me atë të ligjit, u vendos termi “Arsimi gjithëpërfshirës” i cili rendiste përfitimet dhe mos përjashtimet e fëmijëve me nevoja të veçanta, por përkundrazi t`i integronte ata së bashku me fëmijët e tjerë. Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton nxënës të ndryshëm dhe të veçantë që mësojnë së bashku në të njëjtën klasë. Si pasojë duhet të bëhej shembja e “kullave” që emërtohen si Institute ku fëmijët ende sot kalojnë pjesën më të madhe të fëmijërisë të mbyllur nga bota e jashtme. 

“Nëna e fëmijës ndryshe” ka parë aq shumë gishta tregues të drejtuar jashtë dere sa nuk beson më nëse duhet të riprovojë një derë shkolle tjetër apo thjesht t’i dorëzohet “fatit”. Në këtë rast “fati” është mos zbatimi i vetë ligjit i cili fëmijën e izolon në një institucion (ku dhe emrin e ka të frikshëm) në vend që ta integrojë në shkollat e tjera publike. 

“Nëna e fëmijës ndryshe” kërkon një sqarim dhe e vetmja përgjigje që merr është se fëmija e saj duhet të rrijë atje në shkollën speciale me fëmijët si ai. 

Madje ka pasur dhe shkolla private ku refuzojnë edhe paratë si e si që të mbajnë standardin e shkollës me fëmijë “pa probleme” sepse fundja prindërit e tjerë ankohen e bëjnë letra peticionesh të gjata.

Sot që të lindësh fëmijë duhet të mendohesh shumë herë më shumë që ai të jetë perfekt dhe super inteligjent sepse ndryshe do jesh gjithë jetën “nëna e fëmijës ndryshe”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:keshillamarsida simonena e femijes ndryshe
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mbreti i fëmijëve dhe i zemrave të apasionuara
Next Article Pëllumb Karameta: Mësimdhënia tradicionale prodhon analfabetë funksionalë. Kuptojeni, ju lutem!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?