Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Frankofonia e së nesërmes nuk është një ëndërr, por një realitet i vërtetë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Frankofonia e së nesërmes nuk është një ëndërr, por një realitet i vërtetë

portalishkollor
Last updated: September 6, 2021 12:35 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Është zhvilluar për herë të parë në Sofie të Bullgarisë forumi rajonal i mësuesve të ardhshëm dhe të rinj të frëngjishtes të Evropës Qendrore dhe Lindore. Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i ideve, aktiviteteve, projekteve të ndryshme për të motivuar nxënësit në mësimin e gjuhës frënge.

Me moton “Frankofonia e së nesërmes nuk është një ëndërr, por një realitet i vërtetë” u zhvillua forumi i parë rajonal i mësuesve të frëngjishtes në Sofie Bullgari nga data 23 deri në 27 gusht. Në këtë forum morën pjesë studentë dhe mësues të gjuhës frënge nga Armenia, Bullgaria, Kosova, Moldavia, Rumania, Sërbia dhe Shqipëria. Ekipi shqiptar u përfaqësua nga 15 studentë dhe mësues të shkollave të ndryshme në Shqipëri: Adela Shota, Alda Braçi, Borana Noshi, Dajana Gjoka, Dorina Shtëmbari, Edmira Kurtulaj, Eniada Arapi, Ergisa Bebja, Fatjona Hyseni, Ilirjana Koçi, Majlinda Ziko, Nertila Budini, Pashie Demalija, Sidorela Tashi dhe Vasiliqi Kume. 

Forumi u organizua nga ProFutur mbështetur nga zyra rajonale e Evropës Qëndrore dhe Lindore (CREFECO) e OIF (organizata ndërkombëtare e frankofonisë). Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i ideve, aktiviteteve, projekteve të ndryshme për të motivuar nxënësit në mësimin e gjuhës frënge. Për këtë arsye çdo mësues erdhi me një projekt-ide për ta realizuar gjatë këtij viti shkollor. 

Idetë e mësuesve ishin të larmishme: një gazetë shkolle, festival me këngë, krijimi i një blogu, podcast etj. 

Gjatë kësaj jave aktive mësuesit ndoqën atelienë e muzikës, teatrit, gazetarisë dhe kinemasë, laboratorin e ideve për ndihmë në realizimin e projekteve të tyre, si dhe tryeza të rrumbullakëta ku fokus ishte motivimi i nxënësve. 

Në përfundim të këtij forumi, mësuesit janë plot ide për aktivitete të ndryshme argëtuese dhe motivuese për nxënësit e tyre, si dhe kanë mbështetjen e organizatorëve për realizimin e secilit projekt. Një javë frytdhënëse dhe plot motivim për frankofoninë e së nesërmes. 

Vasiliqi Kume

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:forumfrankofoniavasiliqi kume
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vizatimi në shkollë si mjet psikologjik; çfarë duhet të dimë? Nga Lorela Garuli
Next Article Rikthimi në shkollë dhe fëmijët me nevoja të veçanta/ Rekomandime për prindërit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?