Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Marrëdhënia mes projektimit të punës, motivimit dhe ecurisë së mësuesve në institucionet arsimore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Marrëdhënia mes projektimit të punës, motivimit dhe ecurisë së mësuesve në institucionet arsimore

portalishkollor
Last updated: August 25, 2021 9:54 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Rezultatet e studimit treguan se të gjitha karakteristikat e projektimit të punës shoqëroheshin nga një nivel i lartë i perceptimit të tyre nga ana e stafit akademik të shkollave të mesme. Kjo tregon se profesioni i mësuesisë është një profesion i cili i mbart këto karakteristika në një nivel të lartë.

Rritja e motivimit dhe arritja e një performance të shkëlqyer të punonjësve është pika fokale e shumicës së organizatave. Në institucionet arsimore, çështja e motivimit dhe performancës në punë është debatuar gjatë për shkak të subjektivitetit të saj.

Qëllimi i këtij studimi ishte për të hetuar marrëdhëniet që ekzistojnë mes projektimit të punës, një koncept shumë i rëndësishëm në menaxhimin e burimeve njerëzore, motivimit dhe ecurisë  së mësuesve në punë. Ky studim është i bazuar në qasjen e motivuese të projektimit të punës që lidhet me teorinë e  karakteristikave të punës (Oldham dhe Hackman, 1976). Shkalla e perceptuar e projektimit të punës është operacionalizuar në pesë dimensione (shumëllojshmërinë e detyrave,rëndësinë e detyrave, identitetin e detyrave,autonomia dhe feedback).

Subjektet për studim përbëheshin  nga 152 mësues në 5 shkolla të mesme në qytetin e  Ebasanit. Të dhënat e mbledhura iu nënshtruan analizës  statistikore të përshtatshme duke përdorur koeficientin e korrelacionit Pearson, dhe të gjitha gjetjet janë testuar në 0.05 nivel të rëndësisë. 

Rezultatet e studimit konfirmuan se projektimi i punës priret të ndikojë  në mënyrë të konsiderueshme në motivimin dhe ecurinë e punës së mësuesve në shkolla. Studimi gjithashtu zbuloi se ekzistonte një marrëdhënie pozitive mes motivimit dhe ecurisë së punës së mësuesve. 

Rezultatet e studimit  treguan se të gjitha karakteristikat e projektimit të punës shoqëroheshin nga një nivel i lartë i perceptimit të tyre nga ana e stafit akademik të shkollave të mesme. Kjo tregon se profesioni i mësuesisë në vetvete është një profesion i cili i mbart këto karakteristika në një nivel të lartë.

Projektimi i punës ndikon në mënyrë të konsiderueshme në performancën e mësuesve (r=0.434). Secili nga elementët( shumllojshmëria e detyrave, rëndësia e detyrës, identiteti i detyrës,autonomia dhe feedback) kanë një marrëdhënie  pozitive me performancën. Autonomia në punë dhe autonomia në vendimmarrje kanë një marrëdhënie më të fortë me motivimin,përkatësisht r=0.401 dhe r=0.273.

Projektimi ka një marrëdhënie pozitive me motivimin, marrëdhënie që shoqërohet me një koeficient Pearsoni r=0.311 dhe p value 0.000. Pesë karakteristikat e punës që përbëjnë projektimin e punës kanë një marrëdhënie të fortë me motivimin. Ajo që vihet re është se ndryshe nga performanca që kishte një lidhje më të fortë me autonominë, feedback nga puna është ai që krijon një lidhje më të fortë me motivimin duke u shoqëruar nga një nivel i rëndësishëm statistikor p value 0.000.

Performanca në punë e mësuesve ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga indeksi i potencialit motivues të punës, që përbën në të njëjtën kohë dhe motivimin e brendshëm të punonjësve, e cila shoqërohet me një korrelacion të fortë pozitiv ku koeficenti i Pearson-it  r=0.455 dhe  p value 0.000 që do te thotë se lidhja është statistikisht e rëndësishme.

Ky studim ka përcaktuar nëse ekziston një marrëdhënie pozitive mes projektimit të punës,motivimit dhe performancës  duke marrë  parasysh  qasjen motivuese të projektimit të punës,por nuk ka përcaktuar efektin e vërtetë  të projektimit duke qenë se ka marrë parasysh vetëm karakteristikat motivuese të punës. Aplikimi  i një instrumenti  që do të merrte parasysh kërkesat sociale dhe fizike të punës do të shpjegonte akoma më mirë natyrën e projektimit të punës për mësuesit, por jo vetëm.

Gjithashtu duke qenë se studimi është kryer vetëm në sektorin e arsimit  publik interesante do të ishin gjetjet në sektorë të tjerë,si ai i sektorit të arsimit privat.

Ky studim duhet të shihet si një kontribut  për të kuptuarit e përgjithshëm të perceptimit të punonjësve duke përdorur modelin  e karakteristikave të punës  në sektorin e arsimit.

Emanuela Dervishi, Punonjëse Sociale 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ecuria e mesuesveemanuela dervishiinstitucionet arsimore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla për rikthimin në shkollë të fëmijëve me AK
Next Article Portali 2021, lista e kandidatëve në profilin Gjeografi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?