Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zyrtare nga MASR: Shkollat hapen më 1 shtator. Ministrja Kushi publikon udhëzuesit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Zyrtare nga MASR: Shkollat hapen më 1 shtator. Ministrja Kushi publikon udhëzuesit

portalishkollor
Last updated: August 2, 2021 10:12 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi publikon udhëzuesin e hartuar për mësimin plotësues të arsimit parauniversitar në dy javët e para të shtatorit.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″. 

Ky udhëzues është arritur si rezultat i një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit. Në këtë mënyrë, në fillim të muajit shtator 2021 nxënësit për një periudhë dyjavore do të kenë mundësi të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor. 

Ministrja Kushi nënvizon se për sa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi. 

“Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë”, – shkruan ministrja. 

Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, ministrja Kushi ka kërkuar nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021. 

Për informacion të detajuar gjeni udhëzuesin e plotë për çdo cikël të sistemit parauniversitar në linqet e mëposhtme. 

ARSIMI FILLOR:

Udhëzues për Përmirësimin e Arritjeve të Nxënësve në Arsimin Fillor, si Pasojë e Situatës së Krijuar nga Pandemia Covid-19

ARSIMI I MESËM I ULËT:

Udhëzues për Përmirësimin e Arritjeve të Nxënësve në Arsimin e Mesëm të Ulët, si Pasojë e Situatës së Krijuar nga Pandemia Covid-19

ARSIMI I MESËM I LARTË:

Udhëzues për Përmirësimin e Arritjeve të Nxënësve në Arsimin e Mesëm të Lartë, si Pasojë e Situatës së Krijuar nga Pandemia Covid-19

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:masrshkollat hapen me 1 shtatorudhezues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dokumentet që u nevojiten mësuesve ditën e provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”
Next Article Ministrja Kushi: Më 15 gusht rihapet portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?