Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Fëmijët mësojnë më shumë nga një mësues që i do” – Lorela Garuli
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

“Fëmijët mësojnë më shumë nga një mësues që i do” – Lorela Garuli

portalishkollor
Last updated: August 14, 2021 8:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Komunikimi i mirë motivues nga ana e mësuesit dhe afërsia janë faktorë themelorë në procesin e të nxënit. Kështu sipas psikologes së njohur Lorela Garuli fëmijët mësojnë më shumë nga një mësues që i do. Për më tepër, në artikullin më poshtë shtjellohen edhe arsyet pse ndodh kjo.

Nëse pyesim fëmijë apo të rritur se nga cili mësues/e kanë marrë më shumë përgjatë historisë së arsimimit dhe edukimit të tyre, gjasat më të larta janë që të përmendin një profil dhe arsye të ngjashme: “Mësuesja më donte, më kuptonte, më ndihmonte, më dëgjonte, ishte e ndjeshme, e afërt, e dashur”.

Komunikimi i mirë motivues nga ana e mësuesit dhe afërsia janë faktorë themelorë në procesin e të nxënit. Shkolla ka dy qëllime themelore: t’u mësojë fëmijëve të mendojnë në mënyrë kritike dhe të dinë të bashkëjetojnë në komunitet.

EMOCIONALITETI DHE TË NXËNIT

Shkolla është një mjedis i cili nuk përcjell vetëm informacione e njohuri, por edhe më e rëndësishme është që modelon sjellje, marrëdhënie dhe karaktere. Kështu, një nga dimensionet kryesore është edukimi socio-emocional, si një variabël i ndërlidhur ngushtë dhe me të nxënit.

Është lehtësisht e kuptueshme që nxënësit me vështirësi dhe çrregullime në të nxënë kanë përjetime emocionale të forta. Për pasojë, emocionaliteti i lartë i tyre që shkaktohet nga frika e dështimit, nga pasiguritë, mungesa e besimit dhe vetëvlerësimit, mund të jetë një faktor me ndikim të madh dhe në ecurinë e tyre shkollore dhe proceset kognitive të të mësuarit; ajo që është pakënaqësi dhe demotivim në mosha të hershme shkollore, më vonë rrezikon të shkaktojë elementë depresivë dhe ankthi (Gallegos et al, 2012).

Emocionet tona formohen nga perceptimet e qëndrimet që mbajmë ndaj ndodhive dhe situatave, më shumë sesa vetëm nga ajo që ndodh. Kjo bën që shpeshherë mendimet disfunksionale të shkaktojnë dhe emocione negative e përshtypje të gabuara. Për këtë arsye, mirëqenia psikologjike e fëmijëve dhe nxënësve me nevoja edukative specifike është një rezultat që vjen pas një reaksioni zinxhir; në bashkërendimin mes punës që bëhet për rritjen e vetëvlerësimit, vetëkonceptit, qëndrimeve dhe skemave sociale, për të pasur pritshmëri realiste dhe për të pranuar ngjarjet e pakëndshme, të përditshmen, vështirësitë, për t’i mbajtur nën kontroll mendimet negative dhe për të hartuar një plan konkret veprues mbi strategjitë e përshtatjes. Do të thotë se edukimi emocional është paralel me çdo lloj tjetër edukimi, në mos më shumë; është pararojë dhe krijon terrenin e duhur që fëmija të edukohet dhe arsimohet i qetë.

Fokusi i shkollës lidhur me emocionalitetin e nxënësve duhet të jetë në pajisjen e tyre me shprehitë e nevojshme për:

  • Njohjen, identifikimin dhe emërtimin e emocioneve e ndjenjave të tyre.
  • Të kuptuarit e arsyeve dhe shkaqeve që qëndrojnë pas emocioneve të caktuara.
  • Shprehjen në mënyrën e duhur të ndjenjave dhe emocioneve, duke i komunikuar ato saktësisht dhe efektivisht.

Konkretisht, një nxënës ka nevojë të dijë:

  • Të menaxhojë frustrimin.
  • Të menaxhojë shpërthimet e inatit dhe padurimin (nëse ka të tillë).
  • Si të kërkojë ndihmë nga mësuesit dhe shokët/shoqet e klasës e të mos ketë druajtje të shprehë.
  • Të shprehë ndjenjat dhe nevojat e veta emocionale, njëkohësisht duke dëgjuar dhe respektuar ato të tjerëve.
  • Të ndërtojnë marrëdhënie të mira me mësuesit.
  • Të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunuese dhe shoqërore me bashkëmoshatarët.

Lorela Garuli, psikologe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijetlorela garulimesojne me shumemesues qe i do
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Harmonizimi i rolit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për zotërimin e kompetencave dhe arritjen e rezultateve të të nxënit
Next Article Vlerësimet paraprake të kandidatëve të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?