Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pak nga pedagogjia humane e mësuesit të madh sovjetik Amonashvili
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Pak nga pedagogjia humane e mësuesit të madh sovjetik Amonashvili

portalishkollor
Last updated: June 24, 2021 8:54 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një histori e shkurtër e cila na njeh me konceptin e trajtimit të nxënësit nëpërmjet pedagogjisë humane, e zhvilluar nga mësuesi i madh sovjetik Shalva Aleksandrovich Amonashvili.

Amonashvili, autori i konceptit të pedagogjisë humane, dikur u bëri një pyetje mësuesve që ishin mbledhur në leksionin e tij. 

“Imagjinoni një situatë sikur ju jeni duke dhënë mësim në klasën e katërt, dhe një nxënës hyn 20 minuta me vonesë. Cili do të jetë veprimi juaj?” ‒ i pyet mësuesi Shalva. 

Mësuesit në sallë filluan të jepnin mundësi të ndryshme: 

“Do ta nxirrja nga klasa”, ‒ tha një mësues. 

“Do vazhdoja me shpjegimin“, ‒ tha një tjetër. 

“Do ta urdhëroja të ulej në vendin e tij. Pas orës së mësimit, do të flisja me të”, ‒ ia priti një tjetër.

Por Shalva Aleksandrovich nuk u duk i kënaqur. 

Ai tha: “Kur nxënësi të hynte brenda, unë do t’i thosha me mjaft dashamirësi: ‘Përshëndetje, fëmija im i dashur! Të lutem, hyr dhe ulu. Ne nuk mund ta fillonim mësimin pa ty. Po të prisnim.’’’ 

Kjo quhet dashuri e pakushtëzuar, nuk mund të imitohet.

“Nëse ai do të vinte me vonesë edhe ditën e dytë, unë do t’i thosha përsëri me dashuri edhe më të madhe: ‘Përshëndetje, fëmija im i dashur, ju kam pritur aq shumë. Hyni shpejt, uluni! Ne nuk mund ta fillonim mësimin pa ty.’

“Dhe e dini! Nëse e bëni këtë tri, katër ose pesë herë, fëmija nuk do të vijë më me vonesë në klasë! Sepse ai i përgjigjet vetëm impulsit të pastër të dashurisë. Dhe nëse e ndien, pra, se për të tjerët është i dashur, nuk do të vonohet për të shkuar tek ta.

“Kjo është psikologjia e një fëmije: nëse ai ndien se është i dashur pa kushte, nëse ai gjen ngrohtësi, është i vlefshëm, është i respektuar si një person, ai nuk do të vonojë më kurrë për të shkuar në shkollë dhe në klasën e tij.” 

Vetë Shalva Amonashvili, deri në klasën e shtatë, ishte një student i dobët, por më vonë ai e mbaroi shkollën me një medalje të artë. Qëndrimi i tij ndaj studimeve u ndryshua nga një mësues i ri gjeorgjian, i cili i trajtoi fëmijët me interes dhe respekt. 

“Personaliteti i fëmijës” u bë koncepti qendror i konceptit të pedagogjisë humane, që u zhvillua nga Amonashvili.

Përkthyer – Aberi Kajo

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:amonashvilimesuesi sovjetikpedagogjia humane
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përkushtimi i mësuesve të diasporës për të ruajtur gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetit kombëtar
Next Article Urdhri për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2021-2022 në sistemin arsimor parauniversitar
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?