Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nga se varet suksesi i një mësuesi? Një histori e shkurtër por kuptimplotë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nga se varet suksesi i një mësuesi? Një histori e shkurtër por kuptimplotë

portalishkollor
Last updated: June 22, 2021 8:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kreativiteti, njohja e nxënësit (botës së brendshme), fleksibiliteti, dalja nga zona e rehatisë, qasja relacionale, po mbi të gjitha kapitali i besueshmërisë që ke krijuar tek nxënësi janë çelësat e suksesit për të arritur çdo nxënës.

Të nderuar mësimdhënës!

Kam një arkiv të plotë me shkrime e dhurata e  falënderime nga më të ndryshmet  nga gjeneratat që kam përcjellë për 20 vite, çdo njëra ka historinë e vet, po sot po zgjedh t’ju rrëfejë për dhuratën e fundit nga gjenerata e  fundit e nxënësve të mi. 

Para ca ditësh përfundoi viti shkollor këtu ne Suedi! Unë që nga viti i kaluar kam lënë detyrën e mësimdhënësit për të punuar si pedagog special në një vend tjetër.

Klasa që unë isha kujdestar për dy vite më kishte ftuar ne drekën e përfundimit të vitit për të me falënderuar për punën që kisha bërë me ta për dy vite.

Papritmas dy nxënës në emër të klasës më sjellin një jorgan të punuar nga vet nxënësit, i përbërë nga 24 katror (24 nxënës kishin qëndisur nga një mesazh, me shkrim apo fotografi, kishte edhe një mesazh në gjuhën shqipe) dhe mu drejtuan:

“E kemi punuar për ty, dëshirojmë që kur të flesh gjumë, të ndihesh mirë dhe të kuptosh se t’i je ai që na ke krijuar bazamentin më të mirë gjatë këtyre 9-të viteve shkollim dhe ne të jemi mirënjohës gjithë jetën”.

Mbasi i falënderova i pyeta pse jorgan?

”Sepse jastëkun e ke – është ndërgjegjja juaj e pastër,është pikërisht ajo që na ke folur çdo orë mësimi”.

Vitin e kaluar të njëjtit nxënës me dhuruan një bluze ku kishin shkruar të gjithë emrat dhe si mbishkrim kishin vendosur “Kjo bluze ka aromën e klasës”.

Kjo nuk ishte e tëra – nxënësit kishin vënë bast me kujdestarin e ri që unë me saktësi  do e gjeja se kush kishte bërë çdo shkrim-mesazh, dhe si zakonisht nxënësit kishin të drejtë, unë e qëllova.

Kujdestari i ri por edhe disa kolegë të tjerë përrreth gjatë drekës më pyetën: 

Na trego sekretin, na mëso shembujt që ti i di, sepse tërë vitin, në çdo orë mësimi kemi dëgjuar shumë për ty.

Unë ju përgjigja me një tregim popullor që kisha dëgjuar në një odë burrash kur isha fëmijë.

Në një odë burrash ishte ulur një plak i njohur me emrin Mujë Loshi!

Një burrë po e pyet

-Mujë a kishe mund me mi mësua të gjitha këto fjalë që ti po i di?

Muja u përgjigj:

-Po fjalët t’i kisha mësua po vendin ku duhet me u përdorur nuk mundem, sepse nuk jam aty”.

E tash ju mundë të pyesni- çfarë do të thotë ky njeri me këtë thënie?

Ne shembuj të gatshëm edhe mund të marrim nga njëri – tjetri, po vendin ku duhet të t’i përdorim dhe mënyrën se si i përdorim nuk mundet të na i mësojë askush, sepse çdo individ është unik dhe çdo grup ka karakteristikat e veta, çdo situatë është e veçantë.  

Ndaj kreativiteti, njohja e nxënësit (botës së brendshme), fleksibiliteti, dalja nga zona e rehatisë, qasja relacionale, po mbi të gjitha kapitali i besueshmërisë që ke krijuar tek nxënësi janë çelësat e suksesit  për të arritur çdo nxënës.

Kur flasim për botën e brendshme te nxënësit po shkëpus një fragment nga libri “Mësimdhënie e balancuar” që kam botuar në vitin 2012.

“Ta kuptosh një njeri tjetër do të thotë më tepër se ta vlerësosh atë nga dukja e jashtme dhe veprimet që bën, ta kuptosh një njeri tjetër do të thotë të arrish të depërtosh brenda fasadës dhe ta paramendosh vetën duke jetuar edhe në botën e brendshme të atij personi.

Nëse do ta kuptosh nxënësin do të thotë të konsiderosh atë si një njeri të barabartë edhe përkundër detyrave të veçanta, të dëgjosh perceptimet e tij, të jesh i ndjeshëm për pritjet e tij dhe ta ndjesh me të shpresën, dëshirën dhe dështimin. Të kuptosh një nxënës do të thotë ta paramendosh vetën në situatën totale të tij, si në botën e tij të brendshme ashtu edhe në atë që e rrethon. 

Të kuptosh nxënësin do të thotë të jesh i gatshëm që të marrësh dhe kontrollosh përgjegjësit tuaja”. 

Kur unë munda në vendin e huaj, në gjuhën e huaj, kulturën e huaj  me gjithë pengesat e shumta edhe ju sigurisht që mundeni ne vendin tuaj, në gjuhën tuaj dhe ne kulturën tuaj. Vetëm arsimi mundet të vendosë në vendin e duhur dhe pozicionin e duhur kombin tonë.  

Ju urojë sukses në detyrën e shenjët!

Shpend Rrukiqi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nga se varetshpend rukiqisuksesi i mesuesit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Njihuni me matricën Eisenhower për detyrat
Next Article Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?