Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si t’i kaloni pushimet verore së bashku me fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si t’i kaloni pushimet verore së bashku me fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme

portalishkollor
Last updated: June 2, 2021 10:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ja disa këshilla se si duhet të organizoni pushimet pranë shtëpisë për fëmijët tuaj, që të jenë sa më të këndshme dhe jo të mërzitshme. Nga Blerina Teta, punonjëse sociale në shkollën “Sulë Harri”, Elbasan.

Pushimet verore sa të rëndësishme janë për fëmijët! 

Mezi presin të mbyllin vitin shkollor, sidomos këtë vit shkollor 2020-2021i cili ka qenë i vështirë për të gjithë plot kufizime, pa gjërat që fëmijët janë mësuar t’i bëjnë zakonisht, pa prezencën e të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës për shkak të mësimit të alternuar, pa përqafime midis njëri-tjetrit. Por edhe këtë situatë ata e superuan më së miri duke mësuar se edhe në distancë mund të shprehësh shoqërisë afeksion dhe dëshirën për të qëndruar së bashku. 

Pushimet verore disa familje i kalojnë pranë detit, në zona malore, duke eksploruar natyrën apo duke bërë udhëtime të ndryshme. Ka dhe nga ato familje që i kalojnë pushimet në shtëpi. Kjo gjë na nxit të mendojmë më shumë për t’u ardhur në ndihmë se si prindërit duhet të menaxhojnë  kohën e pushimeve të fëmijëve të tyre që të jenë sa më argëtuese dhe të bukura edhe pse kanë zgjedhur t’i kalojnë në shtëpi, për shumë arsye.

Ja disa këshilla se si duhet të organizoni pushimet pranë shtëpisë për fëmijët tuaj, që të jenë sa më të këndshme dhe jo të mërzitshme:

1. Frekuentoni kampe verore që organizohen në komunitetin tuaj. Kjo gjë do t’i bënte mirë fëmijës tuaj në socializmin e tyre, për krijimin e lidhjeve të reja shoqërore.

2. Organizoni lojëra në natyrë së bashku familjarisht ose me bashkëmoshatarët e tyre. Ky argëtim iu siguron fëmijëve tuaj shkëputjen nga TV, kompjuteri, lojërat virtuale kompjuterike dhe rrjetet sociale.

3. Kaloni kohë duke lexuar libra jashtë shkollor të autorëve të ndryshëm që janë tërheqës për grup-moshën e tyre ose duke i sugjeruar nga librat që keni lexuar ju prindër kur keni qenë në moshën e fëmijëve tuaj. Kjo gjë do t’i shërbej fëmijëve tuaj në zgjerimin e njohurive dhe në pasurimin e botës shpirtërore.

4. Në një moment të ditës kur vini re se fëmija juaj duket sikur nuk di se çfarë të bëj, mund të mblidheni së bashku për të ndjekur një emision i cili është shumë i dashur për të ose mund të shikoni filmin e preferuar duke diskutuar dhe shpjeguar mbi situatat interesante që filmi mund të ketë. Kështu ndihmoni në zhvillimin dhe shprehjen e mendimit kritik personal të fëmijës.  

5. Është mirë që herë pas here të thyeni rutinën ditore që kaplon fëmijët duke kaluar kohë cilësore me ta si p.sh: të bëni shëtitje në park, të frekuentoni kënde lojërash, të bëni piknik në natyrë larg zonave urbane gjithë zhurmë etj.

6. Frekuentimi i pishinave është një mundësi tjetër. Fëmijëve u pëlqen shumë të luajnë në ujë në ditët e nxehta të stinës së verës, të mësojnë notin, të luajnë me top, të bëjnë gara notimi me bashkëmoshatarët, të luajnë kukafshehthi në ujë etj. 

7. Qëndrimi në shtëpi ndonjëherë është i mërzitshëm, por edhe brenda shtëpisë mund të organizohen lojëra të ndryshme argëtuese së bashku me fëmijët, si p.sh ju mund të luani lojën “Mos u nxeh”, shah, tavëll, lojën me letra UNO, ndërtimi me kuba etj.

Këto këshilla mund të ndiqen edhe në ditë të zakonshme, pasi do të ishin shumë të nevojshme në kohën e lirë që mund të kaloni me fëmijët tuaj. Fëmijët kanë nevojë për vëmendjen dhe përkushtimin e një kohe cilësore vetëm për ta. Nuk duhet të lejojmë që të na rrëmbejë rutina e punëve të përditshme, qofshin të rëndësishme apo jo. Koha cilësore për fëmijët është shumë e rëndësishme në krijimin e lidhjeve të ngushta familjare.

Blerina Teta, punonjëse Sociale në shkollën “Sulë Harri”, Elbasan

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:blerina tetame femijetmenyra me e mirepushimet verore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Koment i poezisë “Zemra e liqerit” nga Lasgush Poradeci
Next Article Letra domethënëse që një drejtor ja dërgonte mësuesve çdo vit shkollor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?