Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit e shkollës “Mihal Ekonomi” në Durrës mbjellin pemën simbol të jetëgjatësisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit e shkollës “Mihal Ekonomi” në Durrës mbjellin pemën simbol të jetëgjatësisë

portalishkollor
Last updated: April 23, 2021 10:56 am
portalishkollor
Share
SHARE

Klasa e parë e shkollës “Mihal Ekonomi” Durrës së bashku me mësuesen e tyre Romina Kasembi në shenjë sensibilizimi për Ditën e Tokës mbollën një pemë ulliri në qytetin e tyre. Sibolikat e kësaj peme janë të shumta e këta nxënës na i sjellin në vëmendje. Për më tepër lexoni artikullin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, 22 prill, nxënësit e klasës së parë të shkollës “Mihal Ekonomi” në Durrës kanë mbjellë pemën e tyre që të rritet bashkë me ta. Me doreza në duar dhe të shoqëruar nga mësuesit e shkollës, të vegjlit kanë parë nga afër procesin e mbjelljes së një rrënje ulliri në lulishten pranë murit të Kalasë.

Në këtë ditë të veçantë, ata zgjodhën t’i dhurojnë tokës një pemë jetëgjatë që ka disa simbolika:

Pema e diturisë: Në disa kultura, thuhet se ulliri është i talentuar, me dhunti nga perënditë për njerëzit. Simboli i perëndeshës Athena, perëndesha e diturisë, ishte një degë ulliri.

Pema e paqes: Irena, perëndia e Paqes, e bija e Zeusit është paraqitur gjithmonë me një degë ulliri në duart e saj. Më vonë, në periudhat e luftës, korrierët e paqes u dërguan me një degë ulliri.

Pema e shpresës: Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit.

Pema e dritës: Vaji i ullirit ishte përdorur si vaj ndriçimi dhe në këtë mënyrë është konsideruar burim i dritës.

Pema e fertilitetit: Në traditën popullore ilire e romake, vaji i ullirit është konsideruar nxitës dhe prodhimtar. Njerëzit u jepnin çifteve të reja një bukë në formë ovale që ishte spërkatur me vajin e parë të vitit, si një shenjë për sterilitetin.

Pema e shëndetit: Vlera e vajit të ullirit për shëndetin është e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Pema simbolizon fuqinë dhe shëndetin. Për më tepër, ky simbolizëm është krejtësisht i saktë për shkak të faktit se drurët e ullirit janë jetëgjatë, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.

Pema e pasurisë: Për shumë familje, drurët e ullirit dhe produktet e tyre paraqesin burimin kryesor të të ardhurave.

Pema e ekuilibrit: Pema e ullirit është konsideruar të jetë pema e ekuilibrit nga Keltët. Për këtë arsye ata i kanë kushtuar një ditë, pikërisht 23 shtatorin, kur kohëzgjatja e ditës dhe natës janë të barabarta.

Mësuesja: Romina Kasembi 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:klasa e parembjellim pememihal kononisimbol i jetegjatesise
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planifikim detyrash për përsëritje njohurish sipas tematikave, klasa V
Next Article Projekt SHQK nga mësuesja Nevila Duraj: Si mund ta ndalojmë ose parandalojmë përhapjen e COVID-19
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?