Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Komiteti Teknik i Ekspertëve: Gjimnazistët nga nesër rikthehen në klasa për të vazhduar mësimin e kombinuar (2021)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Gjimnazistët nga nesër rikthehen në klasa për të vazhduar mësimin e kombinuar (2021)

portalishkollor
Last updated: April 19, 2021 10:48 am
portalishkollor
Share
SHARE

Që nga dita e nesërme, 20 prill, nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme do t’i rikthehen mësimit të kombinuar, pra në klasa dhe online. Ky vendim është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si rezultat i përmirësimit të situatës nga koranavirus në vendin tonë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me situatën me koronavirusin në vendin tonë.

Ekspertët kanë thënë se situata është përmirësuar, ku ka një rënie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19. Nisur nga kjo KTE ka vlerësuar që nxënësit e gjimnazit tashmë mund të rikthehen në klasa.  

Kështu, që nga dita e nesërme, 20 prill, nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme do t’i rikthehen mësimit të kombinuar, pra në klasa dhe online. 

“Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, mundet pra të fillojnë edhe mësimin në klasë, pra të futen në skenarin e kombinuar”, kështu ka deklaruar Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli në konferencën e mesditës së sotme . 

Ndërsa Ministrja Evis Kushi shprehet optimiste pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve: “Një hap shumë i mirë për rikthimin në normalitetin që duam”. 

“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni’ – është reagimi i menjëhershëm i Ministres.

Ndërkohë, ajo nënvizon se: “E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.  

Në fund të publikimit të saj, Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjimnazistetkomiteti teknik i ekspertevemesimi i kombinuar
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dr. Senada Duli: Inteligjencat e shumëfishta dhe dobitë e tyre
Next Article Më 8 maj mësuesit do të zhvillojnë provimin e kualifikimit për vitin shkollor 2020-2021
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?