Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të vizatoni perspektivën e rrethit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Si të vizatoni perspektivën e rrethit

portalishkollor
Last updated: March 18, 2021 3:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në lëndën e perspektivës, Enisa Sula, praktikante në shkollën artistike “Jordan Misja”, ka realizuar një projekt kurrikular me temë “Si të vizatoni perpektivën e rrethit”. Në këtë projekt janë përshkruar të gjitha hapat e realizimit të tij.

Lënda: Perspektivë

Tema: Si të vizatoni perspektivën e rrethit

Projekt kurrikular lëndor 

Klasa: X

Mentore: Dr. Blegina Hasko Bezo

Praktikante: Enisa Sula

Titulli i projektit: Si të vizatoni perspektivën e rrethit

Qëllimi: Formimi tek nxënësit i aftësive dhe shprehive të nevojshme për të qenë të suksesshëm në një punim të thjeshtë vizatimi dhe në teknika te ndryshme duke i ngacmuar tek emocionet dhe motivuar për të përcjellë një mesazh përmes teknologjisë.

Objektivat e projektit:

Në fund të projektit nxënesi të jetë i aftë:

Të grumbullojë, seleksionojë, grupojë të dhëna dhe informacione për trupat gjeometrikë.              

Të përshkruajë, interpretojë saktë ndërtimin e trupave gjeometrikë;                                                                

Të demostrojë aftësi për të punuar në grup duke respektuar mendimin dhe punën e shokëve të klasës.

Njohuritë kryesore lëndore që do të përvetësohen ose rimerren në sajë të projektit:

a) Kuptimi dhe përmbajtja për trupat gjeometrikë si rrethi, etj.

b) Njohja me temën dhe mënyrën e ndërtimit të vizatimit të specifikuar për trupat gjeometrikë.

c) Njohja me veprimtaritë dhe aktivitetet e mëparshme të realizuara nga shkolla.                              

d) Me materialet e mbledhura nga burime të ndryshme të përgatisini një video, për të demostruar mënyrën e realizimit të procesit të ndërtimit të këtij objekti siç bëjmë në mësimin online.

Përparësitë metodologjike të projektit:

– Të mësuarit me në qendër nxënësin i jep mundësi mësuesit:

a) Të udhëheqë të mësuarit dhe u ofron nxënësve rrugën për kërkimin e pavarur të informacionit dhe realizimit teknik.

b) Në vend të zgjidhjeve të gatshme u krijon nxënësve mundësi për të gjetur shumëllojshmëri zgjidhjesh teknike.

Teknikat dhe metodat që do të përdoren: Vëzhgimi, work-shop (koloni), kërkim-zbulim, tryeza rrethore, metoda e kombinimit, etj.

Bashkëpuninet e mundshme: 

Mësuesi i lëndës së grafikës: Blegina Hasko Bezo 

Burimet kryesore të informacionit:

a) Interneti: (kryesisht)

b) Internet: Perspektiva e trupave gjometrik

c) Arkiva e Liceut Artistik                                                                                                                                              

Organizimi i nxënësve:

Punë me gjithë klasën, punë me grupe, punë me çifte dhe punë individuale nëpërmjet klasës live. 

Kohëzgjatja: 

Një muaj shkollor, çdo 1 orë sipas fazave te planifikuara.

Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore përkatëse i ndarë në hapa me afate.

1) Faza e parë (java I)

a) Njohja me idenë e projektit kërkimor

b) Përcaktimi i tematikës

c) Ndarja e nxënësve në grupe

d) Zgjedhja e përgjegjësit të grupit të punës dhe detyrat e çdo anëtari sipas prirjeve vetiake

e) Tematika e grupeve sipas zgjidhjes

2) Faza e dytë (java.II):

a) Takimi i grupeve nëpermjet platformës academia.al

b) Hartimi i dosjeve të punës në grup, mbushja e tyre me informacionin e nevojshëm sipas tematikës së çdo grupi, mbështetja faktike e tyre sipas kritereve të përcaktuara 

c)ndarja dhe përcaktimi i teknikës së projektit sipas nivelit të nxënësve.

3) Faza e tretë (java III)

a) Ballafaqimi i rezultateve të arritura nga çdo grup, në klasë dhe nëpërmjet platformës para mësuesit.

b) Mbrojtja e rezultateve të arritura, prezantimi (është gojor dhe shoqërohet me albume, postera, video) dhe vlerësimi i opinioneve dhe fakteve të sjella nga grupet e tjera. 

c) Publikimi i te dhënave, CD-ve, vizatim i lirë/teknikë, konkluzioneve, vlerësimeve të secilit grup në galerinë e shkollës.

d) Reklamimi dhe mbrojtja e punës së bërë nga grupet e nxënësve para drejtuesve të projektit, diskutimi i problemeve.

4) Faza e katërt (java IV)

a) Publikimi i arritjeve të projektit para komunitetit të shkollës dhe në youtube.

b) Ekspozimi në sallën e galerisë, arritjeve dhe vlerave me të spikatura te projektit.

c) Dhënia e emocioneve virtualisht për bashkëpunimin dhe motivimin e tyre ndaj këtij projekti.

Buxheti: 

Shpenzimet per këtë projekt janë të përballueshme, mbulohen nga nxënësit dhe miratohet nga të gjithë, për blerjen e letrave dhe bojrave, afërsisht 200 lekë të reja.

Mënyra e paraqitjes së gjetjes së projektit: 

Portofoli i projektit, CD, konkluzione, vizatim i lirë/teknike, video e realizimit të proçesit dhe duke pasur parasysh situatën realizohet me video vizuale e publikuar në faqen e shkolles dhe në youtube.

Portofoli përmban: Plani i projektit, planet vejake të nxënësve, skica vizatimesh, një konkluzion të shkurtër rreth procesit të punës dhe video përfundimtare.

Vlerësimi i nxënësve:

Vlerësohen punët e kryera 

Vlerësohen CD-të,dhe aftesitë e përdorimit të TIK-ut

Vlerësohen idetë më të mira

Vlerësohet puna në grup, prezantimi i projektit 

Enisa Sula

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:enisa bezorrethisi te vizatojme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përdorimi dhe menaxhimi i pajisjeve dhe platformave online
Next Article Bashkëpunim MASR-AIDSSH, Kushi: Duke njohur të shkuarën mund të gjejmë rrugën e duhur drejt të ardhmes
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?