Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Muaji i mësimdhënësve, mesazh nga shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Muaji i mësimdhënësve, mesazh nga shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen

portalishkollor
Last updated: March 17, 2021 3:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në kuadër të muajit të mësimdhënësve në redaksinë e Portalit Shkollor ndër të tjera na ka mbërritur dhe ky dedikim i veçantë e emocionues nga shkolla e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, si shenjë falënderimi për punën e përbashkët të mësuesve dhe nxënësve në këto kohë të vështira.

Ne e festojmë Marsin e këtij viti sepse pandemia na ka sjellë më pranë nxënësve tanë, në vazhdimësi, qëkur kemi përjetuar frikën njësoj si ata, por edhe shpresën për ditë më të qeta!

Ne kemi hyrë në botën e tyre më shumë, duke komunikuar përmes një mjeti aq të dashur për ta siç është telefoni,  por për të zhvilluar mësimet online. Ne kemi vepruar së bashku me ta për të kapërcyer vështirësitë e paraqitura nga pandemia.

Ne e festojmë Marsin e këtij viti për t’u thënë “faleminderit” atyre që u detyrohemi për gjithçka jemi dhe gjithçka dimë, ndaj atyre që na kanë paraprirë dhe nga të cilët kemi mësuar.

Duam t’u themi “faleminderit” edhe atyre që na dëgjojnë e që duan të mësojnë prej nesh, e që para së gjithash shpresojmë që për ta të jemi “mësues të jetës”  që të arrijmë t’u transmetojmë dashurinë për jetën dhe diturinë. 

Ne e festojmë Marsin e këtij viti për t’u thënë “faleminderit” atyre që na kanë bërë ta shtojmë dashurinë për profesionin tonë, për veten tonë, si pjesë e të njëjtit zinxhir profesionalizmi, pasioni, aftësie dhe këto të fundit urojmë t’ia kemi transmetuar nxënësve tanë. 

Ne e festojmë Marsin e këtij viti sepse si kurrë më parë, është kaq e rëndësishme të jemi aty dhe të kontribuojmë në përmirësimin e familjes njerëzore.

Shumë urime ndaj mësuesve, edukatorëve dhe personelit ndihmës, që së bashku formojnë stafin, ekipin “Shën Jozefi”!

Misioni vazhdon: Dashuria edukon.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesazhmuaji i mesimdhenesveshen jozefi punetor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Argëtohuni përmes këtyre aktiviteteve virtuale
Next Article “Mësuesi i Sakrificës”, artistët fitues të konkursit që emocionuan mësuesit me pikturat e tyre
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?