Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Botuesja Rita Petro: Mësuesi, vota dhe autonomia e tij
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Botuesja Rita Petro: Mësuesi, vota dhe autonomia e tij

portalishkollor
Last updated: March 7, 2021 10:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mendimi im ështe që pa autonomi mësuesi mbetet i pavlefshëm nga ana profesionale dhe autoritare. Nuk mund t’i kërkosh llogari një mësuesi joautonom. Asnjë qeveri nuk do të jetë kurrë e suksesshme, nëse nuk i kthen mësuesit autonominë.

Për 7 Marsin bashkë me urimin tim për të gjithë mësuesit, e ndjeva të postoja këto fjalë të shkëputura nga një artikull në 1935-ën, në shtypin e përditshëm nga intelektuali i shquar i asaj kohe Mihal Zallari (i dënuar në kohën e komunizmit). 

“ASNJË KRITIKË MBI KLASËN E MESUESVE! AQ MË TEPËR PËR KUSHTET NË TË CILAT NDODHET KJO KLASË…ÇDO MËSUES DUHET TË JETË PERSONALITET. PERSONALITETI MUND TË IMPONOHET; PERSONALITETI MUND TË BINDI; PERSONALITETI MUND TË NGJALLË VETËM BESIM DHE SIGURI. KLASËS SË MËSUESVE I ËSHTË THYER PRESTIGJI NGA ATA QE KA MBI KOKË!”…Është kaq aktual dhe sot ky mesazh! 

Mendimi im ështe që pa autonomi mësuesi mbetet i pavlefshëm nga ana profesionale dhe autoritare. Nuk mund t’i kërkosh llogari një mësuesi joautonom. Vetëm një mësuesi që i jepet kjo e drejtë mundet edhe t’i merret, nëse nuk është i zoti ta përdorë ashtu si duhet kompetencen e vet.

Mungesa e mundësisë për konkurrencë i shndërron mësuesit në militantë të çdo partie që është në fuqi. Ata që janë vërtet të zotë, kanë fatin e keq se keqtrajtohen nga drejtuesit politikë, por nga ana tjetër, për fat të mirë mbahen mend prej nxënësve të tyre tërë jetën. 

Lum ai mësues që në gjithë këtë zallamahi që na rrethon, arrin të ruajë integritetin e tij profesional e moral!

Dhe kjo ditë e shënuar e 7 Marsit ndriçohet pikërisht nga këto figura të çmuara të arsimit, që nuk i kanë munguar asnjë kohe, po që ne kemi të drejtë të shpresojmë se kështu një ditë do të jetë shumica.

Asnjë qeveri nuk do të jetë kurrë e suksesshme, nëse nuk i kthen mësuesit autonominë, pa patur fare nevojë apo frikë të mendojë se ku do të shkojë vota e tij.

Rita Petro

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesuesiRita Petrovota dhe autonomia
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Thumbat e Koronavirusit nuk mund ta prekin zemrën e mësuesit!
Next Article Gëzuar festën heronj të heshtur të dijes!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?