Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Film me metrazh të shkurtër “Përgjigjet alternative në matematikë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Film me metrazh të shkurtër “Përgjigjet alternative në matematikë”

portalishkollor
Last updated: February 24, 2021 2:29 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ju ftojmë të ndiqni një film me metrazh të shkurtër, nga i cili nxirren disa mesazhe, apo nënkuptohen disa probleme të sistemit “modern” arsimor.

Një nxënës, në matematikë jep përgjigje të gabuar. Mësuesja butësisht ia vë në dukje, por sistemi (drejtori, komisioni, prindërit, media, shoqëria) e dënon, duke i thënë mësueses se duhet të jetë e hapur dhe duhet të pranojë si të sakta të gjitha përgjigjet. Ndaj shtrohen pyetjet: 

– Deri ku ka të drejtë nxënësi?

– Deri ku duhet t’ia vërë në dukje gabimin mësuesi? 

– A po shkelet integriteti akademik?

– A po i japim më shumë liri se çduhet nxënësve?

– A po keqedukojnë prindërit, duke i përkedhelur nxënësit? 

– A di drejtori të vlerësojë punën e një mësuesi? 

– A e kamuflon media të vërtetën? 

– Ku ka përfunduar respekti ndaj mësuesit? 

(Më poshtë do të gjeni titrimin e filmit në gjuhën shqipe; videon e filmit e gjeni në krye të këtij artikulli) 

Dita e hënë

Mësuesja: Oh, përshëndetje Deni! Futu brenda. Mesa duket ke pak probleme me mbledhjen. Mos u mërzit. Jemi këtu për të mësuar dhe ne mësojmë nga gabimet. Të gjithë gabojnë.

Nxënësi: Jo

Mësuesja: Le të shikojmë këtë pyetjen, sa bëjnë dy plus dy? Ti ke shkruar 22. Kur mbledhim, nuk i vendosim numrat njëri pas tjetrit. Nëse marr dy lapsa në një dorë dhe dy lapsa në dorën tjetër, sa lapsa kam gjithsej?

Nxënësi: 22 

Mësuesja: Jo, Deni, janë katër. 

Dita e martë

Prindërit: Jemi prindërit e Denit.

Mësuesja: Përshëndetje, po hyni ju lutem. Mos u shqetësoni. Është shumë normale për një fëmijë të ndjejë frustrim, teksa përballet me vështirësi në një lëndë. Ne bëmë një test. Njëra nga pyetjet ishte sa bëjnë dy plus dy. Deni kishte dhënë përgjigjen 22. 

Prindërit: Edhe?

Mësuesja: Nuk është një përgjigje e saktë. 

Prindërit: Sipas kujt? 

Mësuesja: Sipas matematikës. 

Prindërit: Po e quan fëmijën tim budalla? 

Mësuesja: Sigurisht që jo. 

Prindërit: Kush je ti për t’i thënë fëmijës tim nëse e ka saktë apo gabim? Mos je gjë në prag pensioni? (Ofendimet vazhdojnë…..)

Mësuesja: Unë nuk e vazhdoj më këtë bashkëbisedim. 

Prindërit: Do të ankohemi në drejtori. 

Dita e mërkurë

Drejtori: Dje keni patur debate me prindërit e njërit prej fëmijëve. Kur gjërat të dalin nga kontrolli, unë dua të më lajmërosh. 

Mësuesja: Sigurisht. Si mendon se duhet përballuar kjo situarë? 

Drejtori: Mendoj që duhet t’i kërkosh falje.

Mësuesja: Falje?? Mamaja e tij më goditi, i ati më ofendoi. 

Drejtori: Por, ti i the Denit, që përgjigja e tij ishte e gabuar. 

Mësuesja: Sepse ashtu në fakt ishte. 

Drejtori: Nuk është detyra jonë t’u themi nxënësve kur e kanë mirë apo keq. 

Mësuesja: Atëherë cila është puna jonë? 

Drejtori: Sjellja jote nuk është në rregull, sepse ti nuk je mësuesja “superstar” që duhet të ndryshosh botën. 

Dita e enjte

(Në shkollë zhvillohet protestë për këtë ngjarje dhe mësuesja vihet përpara një komisioni)

Komisioni: Ju lutem, Zonja Wells, uluni. Ju keni shkaktuar stres tek një minoren dhe trazira të shumta. 

Mësuesja: Thjesht i thashë një nxënësi që dy plus dy bëjnë katër. 

Komisioni: Duam që ta rimendosh. Mund të ketë disa përgjigje të sakta. 

Mësuesja: Kjo nuk është e vërtetë. Është një budallallëk. Vetëm një përgjigje është e saktë në këtë rast. 

Komisioni: Duhet t’i rimendosh këndvështrimet e tua ekstremiste, në të kundërt je e pushuar. 

(Mësuesja e shikon veten në çdo kanal televiziv. Çdo kanal po transmetonte “skandalin” e saj, duke thënë “Një mësuese e shkollës fillore, u kap duke shkelur të drejtat e një fëmije. Kjo mësuese i thotë fëmijës se përgjigja e tij është e gabuar dhe vetëm përgjigja e saj është e saktë. Ekspertët janë të dyjëzuar. Disa thonë se dy plus dy bëjnë katër dhe disa mendojnë se bëjnë 22”.

Pas pak, mësuesja merr një telefonatë, ku i thuhet se të nesërmen duhet të japë dorëheqjen, për të mirën e të gjithëve).

Dita e premte

(Kur mësuesja hyn në shkollë, shikon para vetes shumë media e gazetarë)

Drejtori: Faleminderi që erdhe dhe më vjen keq që nuk u treguat mendjehapur

Mësuesja: Po integriteti i matematikës, integriteti akademik? 

Drejtori: Je e pushuar, por ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet financiare. 2000 dollarë për periudhën e shkuar dhe 2000 dollarë për këtë semestër. Bëjnë 4000 dollarë. 

Mësuesja: Gabim. Bëjnë 22000 dollarë. 🙂 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:filmmesuesi perballe sistemitmetrazh i shkurter
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësime lumturie nga helenët e lashtë që vlejnë kurdoherë
Next Article Qendra e Trajnimeve Albas ofron trajnim mbështetës për provimin e kualifikimit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?