Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësime lumturie nga helenët e lashtë që vlejnë kurdoherë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Mësime lumturie nga helenët e lashtë që vlejnë kurdoherë

portalishkollor
Last updated: February 24, 2021 2:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Më poshtë do të gjeni 10 mësime të vogla, por të vlefshme lumturie që na janë dhënë nga filozofët antikë!

Siç besonte Epikuri, njeriu është diçka e madhe dhe e vlefshme. Lumturinë e ka brenda tij, mjafton të lërë mënjanë çfarëdo që e shqetëson dhe i’a bën jetën ferr. Më poshtë do të gjeni 10 mësime të vogla, por të vlefshme lumturie që na janë dhënë nga filozofët antikë!

1. Bëni gjithçka me dashuri!

Jetojmë me emocione, jo me orët në orën diellore. Duhet ta masim kohën me rrahjet e zemrës. (Aristoteli)

Dashuria është shkaku i unitetit të të gjitha gjërave. (Aristoteli)

2. Përqafoni sfidat dhe mësoni prej tyre.

Siç thotë thënia e lashtë: “Jeto të tashmen dhe harro të kaluarën”. Sfidat janë gjithmonë një mundësi për diçka të re. Edhe JO mund të bëhet një e re për të ecur në një drejtim të ri. Pengesa më e madhe në jetën tonë jemi ne.

“Mundësitë e vogla shpesh janë fillimi i projekteve të mëdha”. (Dimostheni)

3. Besoni në veten tuaj, dëgjojeni dhe mos merrni shumë seriozisht ato që ju thonë të tjerët.

Askush nuk e njeh veten më mirë se ju. Dhe askush tjetër fëmijët tuaj. Do të takoni shumë njerëz të cilët nuk do të ndajnë të njëjtat ide, të njëjtat pikëpamje dhe të njëjtin vizion si ju, në lidhje me edukimin e fëmijëve. Do të jenë të shumtë ata që do t’ju japin këshilla falas se si duhet të jetë jeta juaj si nënë apo baba. Dëgjojini pa i gjykuar dhe ndiqni ato që ju thotë zemra juaj.

“Ai që di të dëgjojë përfiton edhe nga ata që flasin keq”. (Plutarku)

“Mësoni të heshtni, lëreni mendja të qetë që të dëgjojë dhe përthithë”. (Pitagora)

4. Ëndërroni çfarë dëshironi, jo çfarë nuk dëshironi. 

Është e rëndësishme të ëndërrojmë, të ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe të mos pushojmë kurrë së ëndërruari. Por gjithmonë shpresoni për më të mirën.

“Mos shpenzoni atë që keni duke dashur atë që nuk keni. Mos harroni se ajo që keni tani është një nga ato gjërat që dikur ëndërronit ta kishit”. (Epikuros)

5. Asnjëherë mos u dorëzoni dhe kurrë mos e humbni besimin tuaj.

Zëvendësoni frikën me shpresë. Përulësia, ose dashuria dhe besimi, mund të bëjnë mrekulli. Dhe gjithçka do të ndodhë në kohën e momentin e duhur.

“Nuk ka asgjë” të madhe “që krijohet papritmas…Një verige rrushi ka nevojë për kohë që të lulëzojë, të japë fryte dhe të… piqet”! 

6. Gjithmonë mendoni dhe “ndihuni” pozitivë.

Mendimi pozitiv është krijim i helenëve të lashtë. Gjithmonë përqendrohuni tek e tashmja dhe arsyet pse jeni të lumtur! Eliminoni njerëzit negativë nga jeta juaj dhe sigurohuni që gjithmonë të jeni të rrethuar nga njerëz me energji pozitive. Dhe siç thonë filozofët e lashtë:

“Mjekësia është e ndërthurur me thelbin e mendjes”. (Hipokrati)

“Lumturia varet nga vetja juaj”. (Aristoteli)

7. Kërkojini përgjigjet brenda vetes tuaj.

Gjithmonë të menduarit dhe introspektimi na ndihmon të gjejmë zgjidhjen e duhur kur ndihemi të ngatërruar.

“Ajo që mund të arrijmë brenda nesh do të ndryshojë realitetin e jashtëm”. (Plutarku)

8. Situatat e vështira janë ato që na bëjnë më kurajozë.

“Guximi ynë nuk shihet në marrëdhëniet tona të përditshme të lumtura, por në sfidat e jetës dhe vështirësitë”. (Epikuros)

9. Mos i rezistoni fatit tuaj.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë fatit të tij”. (Platoni)

“Në secilin prej nesh ekzistojnë tre virtyte: Urtësia, forca dhe fati i mirë”. (Jon Chios)

10. Shihni gabimet tuaja pozitivisht dhe si përvoja që do të lëvizin në drejtim të ëndrrave tuaja.

“Ai që bën më shumë gjëra, bën më shumë gabime”. (Euripidi)

Nga Ngjarje Botërore

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASfilozofihelenet e lashtemesime lumturie
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Platformat më të mira botërore dhe shqiptare për të mësuar online në vitin 2021
Next Article Film me metrazh të shkurtër “Përgjigjet alternative në matematikë”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?