Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Matura Shtetërore 2021, Kushi flet për strukturën e testeve, mënyrën e vlerësimit dhe shpalljen e rezultateve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Matura Shtetërore 2021, Kushi flet për strukturën e testeve, mënyrën e vlerësimit dhe shpalljen e rezultateve

portalishkollor
Last updated: February 4, 2021 2:07 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi gjatë një interpelance të kërkuar nga maturantë të “Parlamentit të Nxënësve” ka nënvizuar vëmendjen maksimale ndaj maturantëve duke folur për rregullat e ndryshimet për provimet e Maturës Shtetërore 2021. Artikulli më poshtë ju njeh me detajet.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një interpelancë në platformën e bashkëqeverisjes, e cila është kërkuar nga maturantë përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve” në lidhje me rregullat dhe ndryshimet në Maturën Shtetërore 2021. 

Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Kushi ka nënvizuar se për shkak të rrethanave nga pandemia COVID-19, i është kushtuar vëmendje maksimale maturantëve duke njohur vështirësitë dhe sfidat që po kalojnë.

Pyetjes së një maturanti në lidhje me strukturën e testit, Kushi u shpreh se “këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, testi i provimeve të Maturës Shtetërore është i ndërtuar me pyetje të strukturuara, gjysmë të strukturuara dhe me pyetje me alternativa. Në total, testi përmban 60 pikë. Nga këto 60 pikë, do të ketë 20 pyetje me alternativa (20 pikë) dhe pyetje me zhvillim (40 pikë)”. 

Për sa i përket shpalljes së rezultateve të provimeve të MSH, Ministrja Kushi cilëson faktin se është kërkuar angazhim maksimal nga ana e stafeve në varësi të MASR që rezultatet e provimeve të Maturës, për të katër provimet, të shpallen jo më vonë se data 30 qershor.  Ndërkohë, deri në datën 5 korrik do të lëshohen diplomat për maturantët që do të studiojnë jashtë vendit, ndërsa diplomat e tjera do të lëshohen jo më vonë se data 15 korrik.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi i përgjigjet edhe pyetjes që lidhet me vlerësimin e testeve të provimeve të MSH. Ajo shprehet se do të aplikohen dy metoda të vlerësimit të testeve. “Njëra metodë është metoda elektronike, me skanim, për pyetjet me alternativa – metodë që përdoret tashmë prej 2 vitesh dhe është një nga mënyrat më të sakta të korrigjimit të pyetjeve me alternativa kudo në botë. Ndërsa për pyetjet që janë me zhvillim, do të vlerësohen nga mësuesit tanë vlerësues, të cilët janë të certifikuar, kanë përvojë në arsimin e mesëm të lartë dhe janë të kualifikuar me vlerësim maksimal” – tha ajo. 

Ministrja Kushi është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me çfarë duhet të kenë kujdes maturantët gjatë zhvillimit të provimit, një pikë e rëndësishme nga të cilat është për maturantët/kandidatë që do të konstatohen me celular ditën e provimit: 

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë dhe shumë stresuese që po kalojmë, e fundit që do të donim ishte t’ju shtonim stres, por nga ana tjetër duhet që absolutisht provimet të zhvillohen në kushte të barabarta dhe pa cenuar të drejtën e askujt. Prandaj, gjatë këtij viti kemi vendosur të bëjmë disa ndryshime në lidhje me rregulloren e Maturës Shtetërore. Maturantët/kandidatë, të cilët paraqiten në qendrën e provimit dhe/ose konstatohen gjatë provimit me celular përjashtohen nga ai provim dhe kanë të drejtë ta japin atë në sesionin pasardhës, që do të thotë në sesionin e vjeshtës” – shprehet Ministrja Kushi. 

Ndërkohë, maturantët gjatë interpelancës u interesuan edhe për pragun e kalueshmërisë, i cili do të jetë 25%. Pra në 60 pikë të testit, nxënësit duhet të fitojnë 15 pikë që të konsiderohen kalues.   

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:matura shteterore 2021shpallja e rezultatevesturktura e teksteve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Artemisa Bushi: A është më e thjeshtë të jesh adoleshent në kohët e sotme?
Next Article Kaltrina Spaho: Shpesh duhet ta kuptojmë një personazh, që ta duam
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?