Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të nxisni fëmijët në arritjen e suksesit?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si të nxisni fëmijët në arritjen e suksesit?

portalishkollor
Last updated: February 3, 2021 11:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ndodh shpesh që fëmijët të ndalojnë së bëri gjëra për shkak të dështimit që u ndodh në një veprimtari që po kryejnë për herë të parë ose jo. Vetë natyra e tyre e brishtë bën që të humbasin besimin tek vetja. Si rrjedhojë, humbja e besimit shoqërohet me mendime negative, vetëvlerësim të ulët, ndalim në marrjen e iniciativave të reja, etj. Ky proces sjell ndrydhje të personalitetit dhe shmangie nga përgjegjësia personale dhe sociale. Ndaj, është themelore të jepni kontributin tuaj në nxitjen e fëmijëve për të vazhduar dhe përfunduar veprimtarinë që ata kanë marrë përsipër. 

Çfarë mund të bëni që fëmijët ta çojnë deri në fund një punë të marrë përsipër, duke patur sukses?

Gjithmonë ekziston një arsye përse fëmija shfaq mungesë dëshire, ose mungesë përpjekjeje. Mund të jenë të mërzitur, në ankth, të uritur, të lodhur, nuk dinë mënyrën e realizimit, mendojnë se suksesi është i lehtë për t’u arritur, etj. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë po ndodh me fëmijën tuaj dhe pse ata nuk janë duke u përpjekur. 

Në raste të tilla, çfarë këshillohet t’u thuhet fëmijëve? 

“Unë shoh që nuk po e ndihesh mirë sot, por ne do përpiqemi sërish bashkë”. Pra, duhet të përfshini edhe veten tuaj, pasi fëmija e ka të domosdoshme këtë përkrahje emocionale. “Nëse ke ndonjë gjë që të shqetëson, për të cilën dëshiron të flasësh unë jam gjithmonë këtu”. Ndihmoni fëmijën tuaj të vlerësojë veten dhe të ushqejnë vetëdijen. Kur fëmijët bëhen më shumë të vetëdijshëm, ata janë në gjendje të kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe se çfarë po funksionon apo nuk po funksionon. Kur ata të provojnë sërish, do e kenë gjetur rrugën më të lehtë, për të shkuar drejt suksesit. 

Pyesni fëmijët për mendimin e tyre. “Më thuaj si mendon se e ke bërë?”. Nëse ata përgjigjen, “Nuk e di!” thuaj “Unë mendoj se ke dhënë më të mirën tënde”. 

Mendo dhe krijo ide për gjëra që mund të bësh për t’u përmirësuar. Çdo përpjekje që ti bën jep një tjetër rrugëzgjidhje. Ndaloni dhe mendoni për qëllimin e detyrës. Të bësh më të mirën nuk është gjithmonë e nevojshme. Për shembull, nëse qëllimi i një detyre është të zhvillojë dashurinë për shkrimin krijues, zgjidhjen e problemeve ose aftësi të të menduarit, drejtshkrimi i përsosur në atë detyrë specifike nuk është aq i rëndësishëm. Prandaj pyesni veten: “Si vepruan ata në pjesën që ka vërtetë rëndësi?” Shqetësimi për atë pjesë që nuk është bërë më e mira vjen në rang të dytë.

Adriana Lala, punonjëse sociale

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adriana lalaarrtitje suksesisi te nxisim femijet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pse fëmijët pasi grinden me njëri-tjetrin pajtohen shpejt?
Next Article Nëna, burimi i dashurisë dhe i jetës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?