Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një dekadë Albas Preshevë dhe kontributi i veçantë për nxënësit shqiptarë të Luginës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Një dekadë Albas Preshevë dhe kontributi i veçantë për nxënësit shqiptarë të Luginës

portalishkollor
Last updated: January 19, 2021 7:26 am
portalishkollor
Share
SHARE

U mbushën 10 vjet që nga hapja e filialit të shtëpisë Botuese “Albas” në Luginën e Preshevës. Ky filial padyshim ka shërbyer si një mundësi për nxënësit shqiptarë atje,sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe. Diçka për rrugëtimin e këtij filiali rrëfen Përgjegjësi i Albas në Luginë, Qëndrim Hetemi.

Sa herë kemi pasur mundësinë të dëgjojmë lajme të mira nga Lugina e Preshevës në drejtim të arsimit, Albas ka qenë kontibuese, pasi filiali i saj atje ka dhuruar dhe ofruar shpesh herë libra për nxënësit shqiptarë në mënyrë që edhe ata të ndihen të barabartë me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë sa i përket teksteve shkollore e literaturës shqipe. 

Në fakt sot mbushet një dekadë që nga hapja e degës së Albas në Preshevë. 

Ky filial vlen të thuhet se ka shërbyer jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore, por edhe në përmbajtjen cilësore të tyre.

Përgjegjësi i ALBAS në Kosovë, Qëndrim Hetemi e kujton kështu këtë ditë të veçantë para dhjetë vitesh: “Ishte viti 2011 kur ne hapëm filialin e Shtëpisë Botuese Albas për Luginën. Rrezet e diellit ndriçonin Shkupin atë ditë kur u takuam me Profën Latif e Dritonin për t’i parë mundësitë ligjore për konkretizimin e kësaj iniciative. Ne kishim veç pasionin e dashurinë për librin, ndërsa Profa, përpos kësaj, kishte edhe përvojën briliante në këtë drejtim. Na këshilloi gjer në detaje e na garantoi se do ta kishim mbështetjen e tij dhe të Ritës. Vërtet ashtu ndodhi, sepse nga ajo ditë bashkërendimi me Tiranën, Prishtinën e Tetovën ka qenë shumë korrekt dhe nxënësit shqiptarë në Luginë i kanë mundësitë e barabarta, sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe, me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Pas kësaj, brenda këtij dhjetëvjeçari çdo gjë është përpjekje e mrekulli”. 

Zoti Hetemi ka theksuar gjithashtu se gjatë këtij rrugëtimi të Albas në Preshevë ka ndikuar edhe puna e mrekullueshme me bashkëpunëtorët, teksa bënë edhe një falënderim të veçantë për ta: “Takuam shumë njerëz të ndershëm e punëtorë, të cilët jo veç na mbështetën, por edhe e mundësuan rritjen tonë. Prandaj, me përulësi prej respekti, Ju themi faleminderit: klientëve që na rrinë besnikë nga dita e parë, atyre që na këshillojnë e na kritikojnë, dhe ambasadave e institucioneve brenda e jashtë vendit! Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në dhjetëvjeçarin e dytë. Ju faleminderit shumë!”.

Suksese Albas Preshevë!

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:10 vjetALBASpresheve
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article
Next Article Shkolla “Ali Laçej” në Shkodër që mbron trashëgiminë kulturore duke përdorur pajisjen micro:bit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?