Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja Manushaqe Hoxha Laçi: Arsimimi, prioriteti ynë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesja Manushaqe Hoxha Laçi: Arsimimi, prioriteti ynë

portalishkollor
Last updated: January 11, 2021 12:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

E kemi vërtetuar në të gjitha kohërat që jemi të pamposhtur në çdo lloj situate dhe nuk na mungon vullneti për të punuar me zell e përkushtim duke e forcuar bashkëpunimin mësues-nxënës-prindër. Nuk mund të kemi një mendje të hapur me vizion të qartë e horizont largpamës nëse nuk jemi të arsimuar dhe edukuar.

Sot vazhdoi procesi mësimor-edukativ pas pushimeve dimërore në arsimin parauniversitar, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Situata e krijuar nga pandemia ndryshoi tërësisht mënyrën tonë të të jetuarit, vepruarit dhe sigurisht që preku dhe sistemin arsimor.

Me masat e marra dhe riorganizimin praktik përballë këtij armiku të padukshëm do ia dalim mbanë. Është e lodhshme për mësuesit të punojnë me dy turne me orar të zgjatur dhe sigurisht që nuk është e këndshme për nxënësit të jenë të ndarë në grupe paradite e pasdite. Por po të hedhim sytë në tjetër këndvështrim klasa e ndarë në dy grupe duket si një familje e vogël ku dëshirat dhe kërkesat e gjithsecilit janë më të dukshme. Dhe si në raste festash që ndjejmë kënaqësi kur bashkohemi po presim festën e madhe të fitores përfundimtare që t’i rikthehemi normalitetit. 

Mësuesi do të vazhdojë të ushqejë në shpirtin e secilit nxënës dëshirën dhe aftësinë për të ndërtuar një dinasti që askush të mos e shembë ku me përpjekjet e tij shërben si drita për atë që don të largojë errësirën nga padituria, si dielli për atë që dëshiron ngrohtësinë e të nxënit duke qenë mbështetje e përkrahje për nxënësit, me dëshirën dhe synimin që ëndrrat e tyre të marrin jetë pasi gjithçka e ndërtuar me shpirt i jep shpirt gjithçkaje! Jeta ka të përpjetat e tatëpjetat e saj por ne synojmë të arrijmë në destinacion pa u dorëzuar e veçanërisht arsimin duhet ta mbajmë të pathyeshëm si bazë e ecjes përpara dhe zhvillimit të një kombi.

E kemi vërtetuar në të gjitha kohërat që jemi të pamposhtur në çdo lloj situate dhe nuk na mungon vullneti për të punuar me zell e përkushtim duke e forcuar bashkëpunimin mësues-nxënës-prindër. Nuk mund të kemi një mendje të hapur me vizion të qartë  e horizont largpamës nëse nuk jemi të arsimuar dhe edukuar me norma të larta të shoqërisë. Gjithmonë duhet të jemi këmbëngulës në kërkim të qëllimit të rrugës që zgjedhim  për arritjen e synimeve madhështore. Brezi i ri është e ardhmja që do të ndriçojë nga brendësia e shpirtit dhe mendjes duke ecur drejt shtigjeve të reja, në rrugë të pashkelura ku do të lërë gjurmë të pashlyera. Në orët edukative (dhe jo vetëm) vazhdojmë t’u shpjegojmë nëpërmjet bashkëbisedimit se nuk duhet vetëm të ëndërrojnë për suksesin por të punojnë për ta arritur si dhe të luftojnë  për të mposhtur padijen e jo vetëm për një notë të lartë.

Nxënësit do të vazhdojnë të ushqehen me dije jo vetëm në shkollë por dhe nëpërmjet leximit të vazhdueshëm e videove mësimore të përgatitura për të gjitha temat mësimore që themelet e kështjellës së tyre të të nxënit të jenë të sigurta dhe të patundura nga tërmetet e jetës!

Suksese në rrugëtimin e gjatë të dijes të gjithë mësuesve dhe nxënësve!

Manushaqe Hoxha Laçi

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimimimanushaqe hoxha laciprioriteti yne
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës – mësuese Alma Mara
Next Article Mësuesi Shkëlzim Pepaj, një jetë dedikuar Arsimit Fillor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?