Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës – mësuese Alma Mara
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës – mësuese Alma Mara

portalishkollor
Last updated: January 10, 2021 12:45 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Vështirësi? Pasiguri? Frikë? Ky është realiteti… Sekreti për të vazhduar përpara është t’ia nisësh. Me 11 janar 2021 ne do të nisim punën tonë. Misionin tonë për të dhënë dije. Shkolla duhet të nisë me intensitetin e jetës.

Rinisja e vitit shkollor fill pas pushimeve të dimrit (festave të fundvitit) është jo e zakontë. Nën zë ende ka shqetësime për atë çfarë pritet nga kjo nisje jo e zakonshme.

Ky shqetësim global, identifikon mënyrat më të suksesshme të menaxhimit të “nisjes” si proces. Shqipëria hyn në vendet e prekura nga Covid-19, por njëherësh në vendet me kujdes të veçantë ndaj situatës. Të gjithë prej një viti jemi mjekë dhe pacientë të një pandemie që nuk ka kursyer askënd.

Është parë si vend rreziku dhe mbrojtjeje njëherësh spitali dhe është devijuar vëmendja e vërtetë ndaj vijës së vërtetë të rrezikut të infektimit që është shkolla.

Gjithkush ka të drejtën morale të kundërshtojë dhe të përcaktojë vendet e tjera të rrezikut të infektimit.

Gjithkush mund të tregojë se brenda institucioneve arsimore ka menaxhim të mirë të situatës, që nga numri i nxënësve në klasa, distancimi fizik, vendosja e detyrueshme e maskave, matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve….

Këtë e pohoj dhe unë. Pohoj gjithashtu që sigurisht që edhe në këtë proces sikundër gjithkund ka edhe probleme.

Por, pavarësisht kësaj, shkolla duhet të nisë dhe duhet të nisë me intensitetin që duhet të nisë jeta. 

Dyert e shkollës mbyllur janë mijëra probleme hapur. Ne mësuesit e dimë sa peshon distanca me nxënësin, me punën, me sfidën që ka mësimdhënia. Ne mësuesit edhe në tryeza shoqërore dhe familjare vetëm për nxënësit bisedojmë. Erdhi dita të provojmë si është të punosh edhe atëherë kur gjithë kushtet thonë “izolohu”. Jo!

Ne duhet t’i mësojmë nxënësit të përballen me vështirësitë. 

“Shëndeti i mendjes” mbështet shëndetin e trupit. Nuk do t’i harrojmë kurrsesi mësuesit që humbën jetën nga ky virus. As ato mësues që luftuan e sfiduan me shumë vështirësi dhe fituan përballjen me sëmundjen. Mbi humbjen dhe sfidat e tyre ne do të vazhdojmë edhe për to.

Vështirësi? Pasiguri? Frikë?

Ky është realiteti…gjithnjë ka pasur. Sekreti për të vazhduar përpara është t’ia nisësh. 

Me 11 janar 2021 ne do të nisim punën tonë. Misionin tonë për të dhënë dije.

Alma Shiba Mara

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:alma maraintensitetshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article T’u qëndrojmë në krah, mësuesit janë të sfilitur!
Next Article Mësuesja Manushaqe Hoxha Laçi: Arsimimi, prioriteti ynë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?