Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Njihuni me Stivenin, nxënësin që çdo detyrë e shoqëron me vizatim

portalishkollor
Last updated: January 7, 2021 10:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Pashë në internet një pikturë engjëlli, dhe mendova me vete, përse të mos vizatoj edhe unë një engjëll. Pra kam vizatuar një engjëll, ku si krah ka flamurin shqiptar, që po lutet për Shqipërinë në këtë kohë të vështira që po kalon njerëzimi-padyshim veçantia e vizatimeve të Stivenit është domethënia e tyre.

Njihuni me Stivenin, as mësuesja vetë, nuk di ta “përcaktojë” talentin e tij.

Thotë që është i gjithanshëm, në krijimtari si; poezi, përshkrim, ese, fantazi. Shkëlqen në çdo lëndë, por në pikturë të befason, kur i lexon pikturat e tij, sepse po ta pyesësh se çfarë ke shprehur me këtë apo atë pikturë, ai do ta sqarojë me detaje. 

Po lexojmë pikturën bardh e zi me engjëllin. Në pamje të parë, iu duk si diçka që nuk ka shumë sy, por kur e lexoi, ai u përgjigj. “Pashë në internet një pikturë engjëlli, dhe mendova me vete, përse të mos vizatoj edhe unë një engjëll. Pra kam vizatuar një engjëll, ku si krah ka flamurin shqiptar, që po lutet për Shqipërinë, në këtë kohë të vështira që po kalon njerëzimi”. 

Ishte koha kur u kërkuan fotot nga Ministria e Arsimit me rastin e festave të nëntorit. 

“Jemi shumë të lumtur që fotoja e Stivenit është vendosur në murin klasës dhe mesazhi që ajo foto përcjell, na kujton çdo ditë, se duhet të lutemi për Shqipërinë”-shprehet mësuesja e tij Drita Topjana.  

Po të vazhdosh me pyetje rreth pikturave të tjera, të tij, Stiveni sqaron çfarë ka parë dhe dëgjuar në televizor dhe rrjete sociale për luftën në Siri, si dhe piktura pikante një robot simetrik, por me ngjyra të ndryshme, sqaron se si “do të bëhet njerëzimi në ta ardhmen si ky robot”.

“Por duket në pikturat e tij, dashuria e madhe, për Atdheun dhe vendlindjen, për heroin legjendar edhe për nënë Terezën. Që t`i arrijë të gjitha këto Stivenit nuk i është dashur të shkojë asnjëherë nëpër kurse private, pasi është shumë i kujdesshëm dhe mëson rregullisht, se për pak harrova, çdo detyrë ai e shoqëron me vizatim, sidomos ato që janë krijime të tijat, apo ndonjë lapsus Stiveni është i pari që e kap. Suksese Stiven!  Në ditët në vazhdim, ne do t`i lexojmë me detaje pikturat e tua. Edhe, mos harro! Ato kurset private nuk janë të nevojshme, nxënësit i mjafton të jetë i vëmendshëm dhe i sjellshëm në klasë dhe do t`i arrijë të gjitha ashtu siç i arrin ti”-ka përfunduar mësuese Drita.   

Stiveni di të shkruaj edhe poezi, kjo më poshtë është njëra prej tyre.

                 Atdheu im Shqipëria

O Atdhe! O Atdhe!

Ti përpuhesh përmbi dhe.

Te ti dielli shkëlqen.

Te ti diamante shpërthen.

O Atdhe! O Shqipëri!

Sa e bukur je ti!

Me fusha e me male.

Ti je e mbushur me livadhe.

Stiven Beqiraj, klasa e 5-të, shkolla “28 Nëntori” Tiranë

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cdo detyre me vizatimstiven beqirajtalent
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Unë ju akuzoj”, letra prekëse e një mësuesi italian drejtuar disa figurave te ekranit
Next Article Pesha e fjalës nga Dr. Natasha Shuteriqi Poroçani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?