Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të ndihmojmë fëmijët në situata krize?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si të ndihmojmë fëmijët në situata krize?

portalishkollor
Last updated: January 5, 2020 10:35 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një periudhë shumë sfiduese ku fëmijët nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë. Moskuptimi i situatës shkakton frikë. Ja si mund t’i ndihmoni ata.

Kjo është një periudhë shumë sfiduese ku fëmijët nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë. Moskuptimi i situatës shkakton frikë. Kjo është arsyeja përse ata shfaqin sjellje agresive, mbyllen në vetvete dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendjen tuaj. Mbingarkesa dhe emocionet e pakëndshme janë rezultatet e kësaj situate. Është e rëndësishme të dini se e gjithë kjo është një reagim normal ndaj traumës. Mos fajësoni as veten, as fëmijët. Ja si mund t’i ndihmoni ata:

Thoni të vërtetën

Mos veproni para fëmijëve dhe mos bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme. U thoni fëmijëve të vërtetën. Fëmijët na përjetojnë në të njejtin nivel emocional dhe e dinë saktësisht kur diçka nuk është në rregull. Fëmijët përjetojnë frikë kur ajo që themi nuk përputhet me ndjenjat tona. 

Jini prezent

Përqendroni vëmendjen tek fëmija. Vini re emocionet e fëmijës suaj dhe emërojini. Flisni për atë që po ndodh tani. Flisni për atë që fëmija mund të shohë, dëgjojë dhe ndiejë në atë moment. 

Jini të ngrohtë

Siguroni intimitet fizik. Përqafojini dhe flisni me ta me një ton të ngrohtë dhe të këndshëm. Tregoni atyre histori argëtuese dhe qetësuese. 

Flisni për superheronjtë

Flisni për superheronjtë. Lërini fëmijët të ndiejnë se ka njerëz që mund t’u besojmë, të cilët janë këtu për ne. Lërini të ndiejnë besim te njerëzit. Lërini të zhvillojnë një ndjenjë që ne mund të mbështetemi te dikush kur na vijnë ditë të vështira.

Flisni për ndjenjat

Më trego si ndihesh. Përshkruani secilin emocion. Ku dhe kur e ndjeni atë në trupin tuaj? Lërini fëmijët të krijojnë përshtypjen se është krejt në rregull të ndiejnë emocione të pakëndshme. Nëse ata shfaqin zemërim, jini pranë tyre dhe tregojuni se është normale të ndiheni kështu.

Dëgjojini ata

Jepuni atyre një shans për të thënë atë që ndiejnë dhe atë që kanë përjetuar. Bëni pyetje të hapura. Si u ndjeve? Çfarë pe, dëgjove? 

Lërini të vizatojnë

Fëmijët e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre haptazi. Një nga mënyrat është vizatimi. Duke vizatuar me një muzikë të qetë në sfond, fëmijët ndihen shumë rehat dhe shprehin gjithçka ndjejnë. 

Përfshihuni në lojë

Luaj me ta. Mund të jetë komode si për ata ashtu edhe për ju. 

Mos ua fshihni lajmet 

Mbajini fëmijët larg TV dhe stimujve të pakëndshëm, por nëse fëmijët kanë dëgjuar disa nga lajmet që nuk janë të mira dhe duan të dinë se çfarë po ndodh, mos jepni përgjigje të tipit: “Nuk ka asgjë, gjithçka është në rregull!” ose “Je shumë i vogël për ta kuptuar”. Përgjigjuni sinqerisht, dhe nëse nuk e dini përgjigjen. 

Mbani një rutinë

Fëmijët e duan rutinën, kjo u jep atyre siguri dhe rehati. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijetsi te ndihmojmesituata krize
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla, komuniteti dhe roli i tyre në procesin e socializimit – Dr.Ermira Ymeraj
Next Article “Vështirësitë e menaxhimit të klasës”, periudha pas pushimeve të festave
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?