Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Projekt në lëndën Histori Arti, me temë “Kungulli”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Projekt në lëndën Histori Arti, me temë “Kungulli”

portalishkollor
Last updated: October 29, 2020 9:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Shenja dalluese e Halloween-it është kungulli. Por, lind pyetja, si do ta kishin dekoruar kungullin: Roy Lichtenstein, Yayoi Kusama dhe George Seurat?

Fillimi i festës së Halloween-it daton që nga shekulli i pestë, kur keltët e lashtë festuan zotin e Diellit dhe zotin e Vdekjes. Më 1 nëntor, ata shënuan fillimin e vitit të ri. Keltët besonin se atë natë të vdekurit lanë varret e tyre dhe ecnin mbi tokë, dhe për të shmangur ndeshjen me njerëzit, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme.

Shenja dalluese e Halloween-it është kungulli. Zakoni i hedhjes së kungullit për Halloween daton nga shekulli i 16-të, dhe bazohet në legjendën irlandeze të imagjinatës dhe farkëtarit me emrin Jack. Jack-u ishte një pijanec, i cili pëlqente të bënte shaka të hidhura me njerëzit. Ai arriti të mashtronte edhe vetë djallin, të cilin e tërhoqi në majë të pemës.

Ai e bëri atë të premtonte se nuk do të merrte shpirtin e tij kur të vdiste dhe vetëm atëherë e la të zbriste nga pema. Kur Jack-u vdiq, djalli e mbajti premtimin dhe nuk e lejoi të shkonte në ferr. Për shkak të kësaj, Jack-u u gjykua në përjetësi për t’u endur në errësirën mes qiellit dhe ferrit, ndërsa mbante një kungull në dorë. 

Si do ta kishin dekoruar kungullin: Roy Lichtenstein, Yayoi Kusama dhe George Seurat

Roy Lichtenstein ishte një Pop Artist, Amerikan (1923-1997). Ai është i njohur më së shumti për pikturat e tij në stilin e librave komikë.

Projekti 1 – Mjetet: pistoletë me ngjitës të nxehtë, pom-pom, lapustil i zi.

Hapat: Mbi kungull, me kolorin e zi vizatoni një fytyrë, ose ndonjë imazh tjetër. Vendosni pom-poms me ngjitësin e nxehtë! 

Projekti 2 – Mjetet: ngjitës i bardhë shkollor (vinovil ose i ngjashëm), glitera (xixa).

Hapat: Bëni pika me ngjitësin në kungullin tuaj dhe spërkatni gliterat (xixat) ndërsa ngjitësi është ende i lagësht.

Projekti 3 – Mjetet: Stikera në formë rrathësh të vegjël. Hapat: Ngjitini stikerat sipas një konfiguracioni që keni dëshirë, ose në mënyrë të rastësishme. Ky variant është shumë i përshtatshëm për fëmijët e vegjël dhe parashkollorët, për një argëtim të shpejtë e pa shumë rrëmujë.

Yayoi Kusama (1929) është një artiste moderne nga Japonia. Ajo është e njohur më së shumti për instalacionet e saj.

Projekti 1 – Mjetet: Bojë akrilik e zezë, rruaza të bardha, pistoletë me ngjitës të nxehtë.

Hapat: Lyejeni kungullin të zi. Ngjitni rruazat me ngjitësin e nxehtë.

Projekti 2 – Mjetet: Bojë akrilike (ngjyra sipas dëshirës), gurë te “çmuar”.

Hapat: Lyejeni kungullin, prisni derisa të thahet dhe më pas aplikoni gurët e çmuar pasqyrues në modelin që keni zgjedhur. Arti i Yayoit është plot me pasqyra, duke i bërë gurët e çmuar një material perfekt për kungujt e frymëzuar nga Kusama.

Projekti 3 – Mjetet: Bojë akrilike gold, kruajtëse veshësh, bojë e zezë.

Hapat: Lyejeni kungullin me ngjyrën gold, prisni derisa të thahet. Me kunjat e veshëve dhe me bojën e zezë vizatoni pika të ngjashme me Kusama.

Georges Seurat (1859-1891) ishte një piktor post-impresionist francez. Ai është i njohur si babai i Pointilizmit – një teknikë e pikturës që realizohet duke përdorur vetëm pika.

Projekti 1 – Mjetet: Bojëra akrilik, bojë e bardhë (gouache dhe tempera).

Hapat: Realizoni pikat sipas modelit 1 tek kungulli. Ju mund të bëni një model, ose të pikturoni diçka të personalizuar në kungullin tuaj.

Projekti 2 – Mjetet: Kunja dhëmbësh, plastelinë. Hapat: Shtyni kunjat në kungull duke i lënë pjesërisht jashtë. Te majat e kunjave vendosni plastelinat e përgatitura më parë në formë sferash të vogla e me ngjyra të ndryshme.

Projekti 3 – Mjetet: Fasho (burulluk), bojë e bardhë, tempera.

Hapat: Mbuloni kungullin tuaj me bojë të bardhë dhe ngjitni sipër burullukun. Lëreni të thahet. Vendosni pika me ngjyra të ndryshme në gjithë sipërfaqen e kungullit, duke i aplikuar direkt nga tubeti.

Klevi Pove

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:histori artikungulliprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë do të thotë të jesh mësues në kohën e COVID-19? (2020)
Next Article A mund të jemi të suksesshëm në jetë pa një diplomë universitare?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?