Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tetori i librit, Albas dhuron libra për lexuesit e vegjël të bibliotekës “Gjergj Fishta”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Tetori i librit, Albas dhuron libra për lexuesit e vegjël të bibliotekës “Gjergj Fishta”

portalishkollor
Last updated: October 23, 2020 8:42 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në kuadër të Tetorit të Librit, në bibliotekën “Gjergj Fishta” u zhvillua aktiviteti “Libra të rinj, miq të rinj” me nxënës të moshave të ndryshme, frekuentues të bibliotekës. Fëmijët u prezantuan me librat e rinj që shtëpia botuese “Albas” dhuroi veçanërisht për lexuesit e vegjël të qytetit të Lezhës.

Duket se muaji tetor është kthyer tashmë në muajin që i dedikohet tërësisht leximit dhe librave. Gjatë këtij muaji organizohen aktivitete të ndryshme për këtë qëllim. Një i tillë është zhvilluar së fundmi edhe në bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë. 

“Libra të rinj, miq të rinj”  ka qenë motivi që bëri bashkë nxënës të moshave të ndryshme, për t’u njohur më nga afër me rreth 70 tituj librash që shtëpia botuese ALBAS dhuroi për bibliotekën “Gjergj Fishta”. 

Ky gjest duket se i ka bërë përshtypje lexuesve dhe stafit të bibliotekës, pasi në një prononcim për Portalin Shkollor Albas, drejtori i kësaj biblioteke, Albert Çuko është shprehur se ky donacion do të mbesë gjatë në kujtesën e tyre. 

“Kam një falënderim të madh për shtëpinë botuese Albas për donacionin e bërë, veçanërisht për fëmijët të cilët do të frekuentojnë bibliotekën publike ‘Gjergj Fishta’, duke u mundësuar atyre libra të rinj të cilët janë sa edukativ aq edhe argëtues. Gjatë këtij muaji, në bibliotekën tonë janë zhvilluar shumë aktivitete por dhurata e Albas do të ngelet gjatë në kujtesën e lexuesve dhe stafit të bibliotekës”, ka thënë drejtori Albert Çuko, teksa ka veçuar kolanën e njohur të librave për fëmijë “Më quajnë…”.  

Këta libra duket se i kanë dhënë një shtysë tjetër fëmijëve të qytetit të Lezhës që të frekuentojnë më tepër bibliotekën dhe të lexojnë libra për moshën e tyre, pasi Z.Çuko ka pohuar gjithashtu se “ka pasur një interesim më të madh të fëmijëve për të pasur ndër duar këta libra dhe për t’u anëtarësuar në bibliotekë”.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Albas dhuron librabiblioteka Gjergj Fishtatetori i librit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të menaxhohet klasa për të luftuar bullizmin? Orientime për mësuesit nga Mariglena Muci
Next Article Prindërit dhe detyrat e shtëpisë së fëmijëve, mënyra për ta bërë këtë proces më të thjeshtë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?