Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të menaxhohet klasa për të luftuar bullizmin? Orientime për mësuesit nga Mariglena Muci
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si të menaxhohet klasa për të luftuar bullizmin? Orientime për mësuesit nga Mariglena Muci

portalishkollor
Last updated: October 23, 2020 8:32 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesit duhet të ndërhyjnë duke përdorur një sërë strategjish me qëllim që të krijojnë një mjedis më të qetë dhe të sigurt në klasë, pa probleme, pa sjellje përçarëse nga nxënësit. Por si mund ta realizojnë mësuesit këtë? Artikulli i mëposhtëm ju mundëson këshilla vërtetë interesante.

Siç përcaktohet nga Shoqata Psikologjike Amerikane, bullizmi është një lloj sjelljeje agresive, verbale, fizike, sociale ose psikologjike nga një person ose grup drejt një personi ose grupi tjetër më pak të fuqishëm, që ka për qëllim të shkaktojë dëm, shqetësim ose frikë, me dashje në raste të përsëritura. 

Njerëzit, mund të përjetojnë bulllizmin në çdo fazë të jetës, por më së shumti ndodh tek fëmijët në moshë shkollore. Ata mund të fillojnë të shfaqin sjellje ngacmuese që në kopsht dhe parashkollor, por nëse lihen të pakontrolluar, këto sjellje priren të përshkallëzohen dhe të rriten. Bullizmi është një sjellje, e cila nuk përfshin vetëm individin që është në “shënjestër”, por edhe nxënësit e tjerë, klimën e klasës, mësuesit, prindërit dhe komunitetin.Sipas kërkimeve të ndryshme disa prej faktorë që ndikojnë në shfaqjen e bullizmit janë: udhëzime dhe rregulla në klasë me cilësi të ulët, sjellje të çorganizuara në classroom and school settings, mjediset e klasës, shkollës dhe strukturat shoqërore të nxënësve të karakterizuara nga sjelljet antisociale, mungesa e kontrollit etj, të cilat kërkojnë një menaxhim gjithnjë e më të mirë.

E kështu, ndërsa bullizmi në shkolla ka filluar të marrë vëmendje të veçantë, dihet shumë pak për marrëdhënien midis menaxhimit të klasës dhe bullizmit. Ekuilibra, të cilat nënkuptojnë idenë e një klime në klase ku mësuesi dhe nxënësit mblidhen me qëllim mësimin. Në këtë mënyrë të gjithë janë të përfshirë me qëndrime, sjellje dhe një gatishmëri për të mësuar. Pra, mësuesit shpjegojnë mësimin dhe nxënësit mësojnë, por ky ideal nuk arrihet gjithmonë.

E për këtë arsye mësuesit duhet të ndërhyjnë duke përdorur një sërë strategjish me qëllim që të krijojnë një mjedis më të qetë dhe të sigurt. Ata ndërhyjnë në mënyrë, që klasa e tyre të zhvillohet pa probleme, pa sjellje përçarëse nga nxënësit, pa dëmtuar komunikimin dhe bashkëveprimin midis tyre.

Por pyetja që shtrohet është, si mund ta realizojnë mësuesit këtë?

Roli i tyre është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, prandaj ata duhet të përpiqen që:

  1. të krijojnë një klimë ku të gjithë të ndihen të sigurt në praninë e mësuesit dhe klasës;
  2. të ruajnë rendin duke vendosur rregulla, për të optimizuar sjelljen e nxënësve;
  3. të inkurajojnë dhe vendosin vetë-kontrollin e nxënësve duke promovuar arritje dhe sjellje pozitive të tyre;
  4. të krijojnë një mjedis bashkëpunues;
  5. të jenë aktivë në klasë dhe jo të mendojnë se “nëse nuk sheh gjë, ngacmini nuk ndodh”;
  6. të monitorojnë dinamikën sociale brenda klasës, për të identifikuar problematikat;
  7. të drejtojnë vëmendjen ndaj atyre që janë më të “izoluar”;
  8. të ndërtojnë një grup koheziv në klasë, duke i angazhur të gjithë në çështje sesi mund të menaxhojnë konfliktin;
  9. e mbi të gjitha të krijojnë një filozofi në klasë, që bullizmi është problem i të gjithëve dhe të gjithë mund të ndihmojmë në zgjidhje, zgjidhja vjen duke u përpjekur dhe jo duke e “ injoruar” atë…

Mariglena Muci, Pedagogji e specializuar sociale 

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mariglena muciorientime per mesuesitte luftojme bullizmin
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Selfie – Uni i unit”, botimi më i ri i Albas-it
Next Article Tetori i librit, Albas dhuron libra për lexuesit e vegjël të bibliotekës “Gjergj Fishta”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?