Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Çfarë DUHET dhe çfarë NUK DUHET bërë këtë vit shkollor? (viti shkollor 2020-2021)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Çfarë DUHET dhe çfarë NUK DUHET bërë këtë vit shkollor? (viti shkollor 2020-2021)

portalishkollor
Last updated: October 23, 2020 8:06 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nëse ka një vit, që ‘normaliteti’ i mësuesve dhe nxënësve duhet marrë me rezerva, ai është viti 2020. Ajo që deri vitin e shkuar ishte normale, sot nuk duket e tillë. Ju prezantojmë me gjërat që mund dhe gjërat që nuk mund t’i bëni këtë vit shkollor.

Agjë nuk është normale në këtë vit shkollor. Në momentin që ne mësohemi me një rutinë të caktuar, gjërat na vijnë natyrshëm. Por, ajo që deri vitin e shkuar ishte normale, sot nuk duket e tillë. Nëse ka një vit, që ‘normaliteti’ i mësuesve dhe nxënësve duhet marrë me rezerva, ai është viti 2020. 

Kur i imponojmë fëmijëve jetën “normale”, duket sikur po i themi atyre “Bëni gjëra të vështira, por pa ndihmën tonë”. Fëmijët tanë duhet të jenë produktivë. Produktiviteti është matësi i vetëm i cilësisë. Por, a mund të kemi nxënës produktivë, nëse ata janë të shqetësuar dhe të pasigurtë.  Mësuesit ndihen sikur nuk po bëjnë sa duhet, madje ndonjëherë ndiejnë se nuk dinë të bëjnë më të mirën e tyre. Fëmijët ndihen veçse të izoluar. 

Testimet e standardizuara duhen eliminuar

Fëmijët janë mbrapa me mësime. Mësimi bëhet me orare të shkurtuara, në disa shkolla të tjera një javë mësimi bëhet online dhe një javë fizikisht. Mungesa e rutinës i çorienton fëmijët. Ata humbasin sensin e të mësuarit. A duhet ta injorojmë këtë? Jo sigurisht qe jo. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të ndihmuar fëmijët tanë. Testimi i fëmijëve nuk do të plotësojë boshllëqet e të mësuarit. Ne nuk mund të garantojmë që të gjithë fëmijët tanë të kenë të njëjtën qasje këtë vit shkollor. Shumë fëmijë e mësues janë të detyruar të bëjnë teste nga distanca, ndërkohë që mësuesit nuk ndihen të zotë në administrimin e mjedisit të testimit. 

Çfarë lloj mesazhi i përcjellim fëmijëve kur u japim përparësi testeve shtetërore dhe të standardizuara, kur nevojat e tyre themelore nuk plotësohen? Askush nuk mund të mësojë kur është i uritur, i shqetësuar, i mbikqyrur ose shumë i stresuar.

Vlerësimet normale të mësuesve duhen ndaluar

Shumë mësues po i nënshtrohen procesit të vlerësimit, por ata nuk e dinë për çfarë saktësisht do të vlerësohen. Mësimi me turne është i lodhshëm. Maska është e lodhshme, po ashtu edhe mësimi online, grupet e fragmentarizuara të nxënësve, ndaj kërkohet vetëm pak frymë solidariteti me mësuesit. Në vend të gjykimit, mund t’i inkurajojmë? 

Detyrat e shtëpisë duhen dhënë me rezerva

Linjat midis shkollës dhe shtëpisë janë të paqarta dhe të çrregullta. Prindërit e stresuar për shkak të situatës, shikojnë fëmijët e tyre që sapo përfundojnë mësimin në google zoom, i duhet të kalojnë në google classroom. Për nxënësit që mësojnë në internet, e gjithë puna është detyrë shtëpie. Dhe kur mbaron “dita e shkollës”, kjo nuk do të thotë se “dita e punës” mbaron. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të bëjë pas darkës është një fletë pune e matematikës. Ndaj, a kanë kuptim detyrat e shtëpisë këtë vit? 

Duhen braktisur udhëzuesit, në rast se dëshironi të mbani ritmin

Kurrikula e kaluar shpeshherë nuk bie në përputhje me situatën që po kalojmë. Shpeshherë shpenzohet një javë e tërë për diçka të vogël. Mësuesit kalojnë shumë kohë duke i mësuar fëmijëve mbi teknologjinë. Duke e respektuar me kaq rigorozitet kurrikulën, a po synojmë një standard që nuk jemi në gjendje ta arrijmë?

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cfare duhet berecfare nuk duhet berevit shkollor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shërbimi psiko-social, ministrja Kushi: Dyfishimi i punonjësve fuqizon përballimin e sfidave në arsim
Next Article “Selfie – Uni i unit”, botimi më i ri i Albas-it
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?