Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ndihmoni nxënësit të mësojnë si shmanget plagjiatura përmes këtyre mënyrave
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Ndihmoni nxënësit të mësojnë si shmanget plagjiatura përmes këtyre mënyrave

portalishkollor
Last updated: October 20, 2020 12:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çështja e plagjiaturës ndonjëherë mund të duket abstrakte ose e vogël, por ajo mund të vërë në dyshim integritetin e përgjithshëm të një personi. Ja si mund ta shmangni plagjiaturën.

Identifikimi i ndryshimit midis plagjiaturës së qëllimshme dhe ndikimeve nuk është gjithmonë e lehtë. Nxënësit e shkollave të mesme zakkonisht kanë një kuptim shumë të turbullt rreth asaj që quhet plagjiaturë. Për shembull, ata mund të mos jenë të qartë për ndryshimin midis përdorimit të argumentit të një studiuesi dhe kopjimit të drejtpërdrejtë të tij. 

Ja si mund ta shmangni plagjiaturën:

– Mësoni zakonet e integritetit akademik herët

Mësuesit duhet të jenë të qartë me nxënësit e tyre rreth plagjiaturës. Duhet ta shpjegoni qartë dhe duhet të tregoni mënyrën si ta shmangni atë. Nëse paragrafi, fragmenti, fjalia e një burimi të caktuar është e cituar apo e perifrazuar, atëherë jemi në rregull. Gjithnjë i bashkëngjisim mendimin tonë. 

Shpjegoni ndryshimin midis perifrazimit dhe plagjiaturës

Para se të shkoni në fazën e ndëshkimit, mësojini nxënësve tuaj aftësitë akademike të shkrimit, të cilat do t’i ndihmojnë ata të shmangin plagjiaturën. Një mësues tjetër mund të jetë më praktik. Ai u jep nxënësve një artikull të shkurtër, të lehtë për t’u lexuar dhe më pas u jep detyrën të perifrazojnë çdo paragraf. I lë kohë minuta dhe më pas klasa diskuton paragrafët. “A është perifraza e saktë?” dhe “A është ndryshe në mënyrë adekuate nga origjinali?” Sa më shumë t’i kuptojnë këto aftësi nxënësit, aq më pak ka gjasa të gabojnë.

Jepni për detyrë shkrimin e eseve

 Kur është natë vonë, dhe një ese pritet të nesërmen, dëshira për të shkurtuar punën është shumë e madhe. Nxënësit shpesh duhet të luftojnë dëshirën për të bërë plagjiaturë nëse duhet të shkruajnë një ese të mirë në moment të fundit. 

Në vend të kësaj, jepuni atyre më shumë kohë. Së pari, nxënësit shkruajnë deklaratat e tyre të tezës. Sapo t’i rishikoni, ata mund të kalojnë në krijimin e një skice. Pasi të miratohet skica, ata mund të shkruajnë një draft. Nxënësit tuaj duhet të gjejnë kohë për të rishikuar punën e tyre në çdo hap.

Nxënësit duhet të rishikojnë draftet e tyre para se të paraqesin punimet përfundimtare

Nxënësit duhet të kontrollojnë nëse esetë e tyre përmbajnë fragmente me një shkallë të lartë ngjashmërie me shkrime të tjera. Nxënësit kanë shansin të adresojnë çështje para se eseja të arrijë në tryezën tuaj, dhe ata gjithashtu duhet mësojnë të jenë më vetë-reflektues në praktikën e tyre të të shkruarit.

Ndani shembuj nga jeta reale

Çështja e plagjiaturës ndonjëherë mund të duket abstrakte ose e vogël. Një temë e parëndësishme do ta quante dikush tjetër. A e dini se pjesa më e madhe e studentëve të vitit të parë nuk kanë informacion si realizohet një detyrë kursi? Kjo ndodh sepse mësuesit e gjimnazit nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur. Plagjiatura mund të vërë në dyshim integritetin e përgjithshëm të një personi. Inkurajoni studentët tuaj të ndajnë mendimet e tyre. Pyesni: Pse e keni bërë këtë zgjedhje? Çfarë mund të kishin bërë ndryshe?

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:menyratmesojme nxenesitsi te shmangim plagjaturen
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Akademiku Sabri Hamiti promovon veprën “Naim Frashëri”, 120 vjet nga amshimi i poetit kombëtar
Next Article Biçikleta, mjeti që ju ndihmon të ruani ekuilibrin e mendjes dhe trupit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?