Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 10 mësues me COVID-19 te “Emin Duraku”, DPAP: Mësimi po vijon normalisht, mësuesit janë zëvendësuar (2020)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

10 mësues me COVID-19 te “Emin Duraku”, DPAP: Mësimi po vijon normalisht, mësuesit janë zëvendësuar (2020)

portalishkollor
Last updated: October 19, 2020 12:39 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësimi në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet po vijon normalisht, edhe pse 10 mësues dhe 3 punonjës kanë rezultuar të prekur me COVID-19. Njoftimin e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar teksa ka thënë se mësuesit janë zëvendësuar dhe ambientet janë dezinfektuar.

Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet 10 mësues dhe 3 punonjës kanë rezultuar me COVID-19. Në media është thënë se 29 mësues të tjerë janë vetkarantinuar. 

Por pavarësisht kësaj situate, mësimi në këtë shkollë po vijon ende në mënyrë normale. Këtë njoftim e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, MASR. 

“Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Facebook të DPAP.  

Ndërkohë në njoftim thuhet gjithashtu se për situatën janë marrë masat e menjëhershme nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. 

“Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social. Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave”, thuhet në njoftimin e DPAP .

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:covid 19emin durakumesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëzuesi për klasat kolektive, material ndihmës për drejtuesit dhe mësuesit e klasave kolektive
Next Article Rastet kur maskat nuk janë të detyrueshme në institucionet arsimore (2020)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?