Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Arsyet përse mësuesit duhet të buzëqeshin më shumë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Arsyet përse mësuesit duhet të buzëqeshin më shumë

portalishkollor
Last updated: October 13, 2020 12:55 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Buzëqeshja është pa dyshim shprehja joverbale më e rëndësishme dhe me ndikim që njerëzit mund të përdorin në situata shoqërore. Për ata që e përshkruajnë veten si “njerëzor”, buzëqeshja është një shprehje e sigurisë shoqërore. Kjo nënkupton që ne nuk jemi një kërcënim, por jemi të afrueshëm dhe dëshirojmë të ndajmë emocione pozitive. 

Le të shqyrtojmë përfitimet e buzëqeshjes nga pikëpamja arsimore:

Imagjinoni sikur po skanoni trurin e një të rrituri ndërsa ai ose ajo sheh një fotografi të një shprehje neutrale të fytyrës. Pjesa e trurit që do të shikonit të ndriçuar do të ishte lobi ballor – qendra jonë e mendimit racional. Në një kuptim, ne po analizojmë logjikisht nëse kjo fytyrë është e lumtur, e trishtuar, e zemëruar, etj.

Krahasoni këtë me skanimin e trurit të një adoleshenti që shikon të njëjtën foto. Cilat zona të trurit ndriçohen? Sistemi limbik – që percepton kërcënim. Me fjalë të tjera, adoleshentët kanë më shumë të ngjarë të lexojnë shprehjet ose tonet neutrale si kërcënuese. 

Zgjidhja më e thjeshtë: Buzëqeshni më shumë.

Shprehja e fytyrës ndikon në mënyrën se si ndihemi dhe reagojmë. Një mësues i gëzueshëm do të thotë mësimdhënie e gëzueshme dhe kjo e fundit na shpie drejt një të mësuari të gëzueshëm. 

Buzëqeshja është ngjitëse! Është e vështirë të ndrydhësh të qeshurën kur shikon një njeri tjetër që qesh. Disa e lidhin këtë ide me konceptin e pasqyrimit – procesi me të cilin njerëzit ndërtojnë raporte dhe imitojnë shenjat joverbale të njëri-tjetrit. 

Shikoni foton e fëmijës. A ju formua një buzëqeshje në fytyrë? 

Buzëqeshja mund të rrisë vetëvlerësimin, nxit sinqeritetin dhe forcon marrëdhëniet shoqërore.  

A dëshironi që nxënësit t’ju shohin si të ditur dhe kompetentë? Po. A dëshironi që nxënësit t’ju besojnë dhe të shohin se jeni të sinqertë në synimet tuaja për t’i edukuar ata? Po. A dëshironi të ndërtoni raporte të forta dhe të keni besimin e tyre në klasë? Po. Të gjitha këto realizohen me ca buzëqeshje më shumë. 

Për të gjithë ata mësues skeptikë, të cilët mendojnë se duke u gëzuar apo duke bërë dy shaka më shumë në klasë, ju këshillojmë të imagjinoni sikur jeni nxënës, përballë një mësuesi jotolerant, të ngrysur, të ftohtë, pa humor, pa shenja mirësie në fytyrë. A do e ndiqnit me kënaqësi orën e tij, apo do ndiheshit gjithë kohës në presion?

Të mësuarit duhet të sjellë gëzim, si një nga aktet më të larta njerëzore, ndaj mos e ndani buzëqeshjen, humorin, optimizmin, mirësinë nga vetja juaj. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:buzeqeshjeme shumemesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dija është parakusht për realizimin e suksesit
Next Article Si të zhvillojmë aftësitë e të shkruarit tek fëmijët e moshës shkollore? 10 aktivitete për t’u praktikuar
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?