Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

portalishkollor
Last updated: October 6, 2020 11:41 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.

Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi.

Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, ndaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet si gurthemeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ekziston mundësia ky kancer të shërohet. 

Por si mund të parandaloni kancerin e gjirit?

  • Përpiquni të minimizoni stresin;
  • Bëni një jetesë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë;
  • Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj;
  • Mundohuni të keni një aktivitet të rregullt seksual;
  •  Ushqehuni duke ndjekur një diete të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kanceri i gjiritndergjegjesimtetori roze
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Çështje private të cilat ndoshta nuk duhet t’i diskutoni me familjarët tuaj
Next Article Rëndësia e leximit të librave
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?