Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Duhet të investojmë në shkollimin e vajzave si e vetmja mundësi për të mos qenë të nënshtruara
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Duhet të investojmë në shkollimin e vajzave si e vetmja mundësi për të mos qenë të nënshtruara

portalishkollor
Last updated: October 1, 2020 9:12 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ambra Hysa, gazetare në profesion sjell për portalin Albas, një shkrim ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të lexoni zakonisht. Në fokus të shkrimit të saj qëndron figura e vajzës, si dhe sfidat që kalon çdo vajzë gjatë jetës së saj, ja se çfarë shkruan ajo.

Bazë e një shoqërie të shëndoshë është vetë gruaja.

Gratë nuk do të ndryshojnë sepse ne shkruajmë në rrjetet sociale, gazeta apo website, gratë do të ndryshojnë kur prindërit të ndryshojmë mendësinë e tyre.

Ditët e sotme një diplomë është kthyer në çështje biznesi dhe jo gjithmonë ajo peshon vlerën e saj të vërtetë, ama është çelës për t’i krijuar një mundësi gruas drejt pavarësisë sociale.

Prindërit duhet të ndryshojnë mendësinë, vetëm kjo mund të sjellë diferencën. Duhet të investojnë në shkollimin e vajzave si e vetmja mundësi për të mos qenë të nënshtruara.

Gratë durojnë, gratë nuk kanë përkrahje, ulin kokën, nuk mund ta ngrejnë zërin…sepse gratë nuk kanë mbështetje financiare.

Është kaq e thjeshtë, thirrjet tona sado frymëzuese dhe ngacmuese të jenë nuk sjellin para dhe vetëm kjo e fundit mund të bëjë diferencën në jetën e tyre.

“I dua gratë që solidarizohen dhe mbështesin njëra-tjetrën, por fatkeqësisht fotot tona bardh e zi nuk do të ndryshojnë fatin e errët të gruas e cila në shumicën e rasteve nuk ka asnjë mundësi kontakti me shkrimet frymëzuese dhe fotografitë tona”.

Kjo sfidë instagrami është për ne, nuk është për gratë që vuajnë në heshtje dhe në pamundësi.

Ekonomia dhe shkollimi do të mbeten faktorët të cilët ndikojnë në mbarëvajtjen e këtij zinxhiri.

Një grua e shkolluar, jo vetëm që do të mendojë ndryshe por do të ketë mundësi të punësohet, të krijojë stabilitet financiar, të mbështetet vetëm tek vetja e saj dhe mbi të gjitha…do të ushqejë me mendime cilësore fëmijët e saj, përgjegjësit e së ardhmes.

Vetëm nëse rrisim djem të shkolluar dhe vajza të shkolluara, ky fenomen do të ndryshojë.

Një libër më shumë, një vrasje më pak.

Ambra Hysa

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:investim ne shkollimte mos jene te nenshtruaravajza
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Virus largohu! Më ka marrë malli për një përqafim
Next Article Edukoni fëmijët tuaj që të trajtojnë me dinjitet fëmijët me aftësi ndryshe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?