Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Fillon Java Evropiane e Sportit, Shqipëria pjesëmarrëse për të dytin vit radhazi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Fillon Java Evropiane e Sportit, Shqipëria pjesëmarrëse për të dytin vit radhazi

portalishkollor
Last updated: September 25, 2020 7:54 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen e saj të Facebook, se prej sot fillon Java Evropiane e Sportit. Gjithashtu nëpërmjet këtij postimi ministria është përpjekur të ndajë një mesazh me ndjekësit e saj, ja se çfarë shkruan ajo.

Nga sot deri më datën 30 shtator në qytetin Tiranës do të zhvillohen aktivitete në kuadër të javës evropiane të sportit.

Për të dytin vit radhazi Shqipëria do të marrë pjesë në organizimin sportiv, që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, mbështetur nga Komisioni Europian. Ky lajm është bërë iditur nga ministrja e MASR, Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare të Facebook, ku në formë ndërgjegjësimi ajo shkruan për rëndësinë që ka ky aktivitet për një jetesë sa më të shëndetshme të fëmijëve.

Ajo është shprehur se “Të gjithë së bashku duhet të nxisim fëmijët dhe të rinjtë që të merren vazhdimisht me aktivitete sportive në mënyrë që të fëmijët të garantojnë një stil jetese më të mirë por edhe të shëndetshëm”.

Çfarë është Java Evropiane e Sportit?

Java Evropiane e Sportit, është java e secilit prej jush, pa marrë parasysh moshën,formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.

Synimi i Javës së Sportit është të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Europën. Por këtë në këtë vit ndryshe nga herët e tjera , temat e Forumit për sport që do të diskutohen janë për sportin gjatë pandemisë, strategjinë kombëtare për sport dhe qeverisjen sa më të mirë për barazinë gjinore.

Si mund t’i garantoni fëmijëve tuaj një stil jetese të mirë dhe të shëndetshme?

Asnjë prind nuk ka qejf që fëmija i tij mos të gëzojë shëndet të plotë. Sëmundjet janë të bezdisshme dhe të zbrazinxhepin, për të mos thënë më shumë. 

Jo vetëm do t’ju bëjnë ju si prindër të ndiheni keq , por edhe do t’ju pengojë ju dhe fëmijës tuaj të shkoni në punë anë shkollë, të fitoni para apo të kujdeseni për familjen. Nuk thonë kot “më mirë t’i parandalosh, se t’i kurosh sëmundjet”. 

Ja se çfarë mund të bëni që fëmija juaj të gëzojë shëndet të plotë:

  • Kujdesuni për higjienën e tyre;
  • Bëni kujdes me ushqimet që i jepni;
  • Sigurohuni që fëmija juaj të merretsa më shumë me aktivitete sportive;
  • Vendosini të flenë herët, në mënyrëqë të flenë gjumë mjaftueshëm.

Marina Kërçeli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:java evropiane e sportitshqiperia pjesemarrese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Hapen procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social, numri i tyre në shkolla do dyfishohet (2020)
Next Article Flet psikologia Rezarta Kordalli: Ja si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj po bullizohet në internet
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?