Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Udhëzuesi për vitin shkollor 2020-2021
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Udhëzuesi për vitin shkollor 2020-2021

portalishkollor
Last updated: September 25, 2020 6:18 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Udhëzues në ndihmë të drejtuesve, mësuesve, prindërve dhe nxënësve të institucioneve arsimore parauniversitare mbi fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në të gjithë botën, qeveritë, ministritë e arsimit dhe shkollat janë duke u përballur me sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor në një kohë shumë të pasigurt. Pas një ndërprerjeje të gjatë të procesit mësimor, vendet i kanë hequr gradualisht kufizimet, por duke përcaktuar masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike. Me virusin ende në qarkullim në shkallë botërore, shoqëria po përgatitet për një “realitet të ri”, në të cilin arsimi mund të jetë i ndryshëm nga sa e kanë njohur nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komuniteti. Shkollat nuk janë vetëm vendi ku nxënësit marrin njohuri të reja në lëndë të ndryshme mësimore, por edhe ku zhvillohen nga ana sociale dhe emocionale. Mbyllja e tyre nuk ka penguar vetëm realizimin normal të procesit të të nxënit, por edhe mbështetjen për mirëqenien psiko-emocionale të nxënësve. Për këtë arsye, sistemet arsimore në vende të ndryshme po planifikojnë disa skenarë për vitin e ri shkollor, me përparësi rihapjen e shkollave, por në varësi të përhapjes së virusit dhe të specifikave të shkollave edhe mësim në distancë ose kombinim të të dyja formave: mësim në shkollë dhe mësim në distancë. I njëjti realitet paraqitet edhe në vendin tonë. Të gjithë duam që nxënësit tanë të kthehen përsëri në shkollë, pasi humbja e mësimeve mund të ketë pasoja afatgjata për nxënësit, prindërit dhe të gjithë shoqërinë në aspektin social dhe ekonomik. Megjithatë do të ishte e papranueshme nëse nxënësit kthehen në shkollë dhe nuk do të ishin të sigurt nga ana shëndetësore. Në përmbushjen e kësaj sfide shkollat do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe të të gjitha drejtorive dhe zyrave arsimore në nivel kombëtar dhe vendor. Pjesë e kësaj mbështetjeje është edhe hartimi i këtij udhëzuesi. Udhëzuesi synon të kontribuojë në përgatitjen e shkollave që të jenë fleksibël në planifikimin dhe në organizimin e procesit mësimor, të përkushtuara për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, të gatshme për t’u ofruar nxënësve mjedise të sigurta duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe masat e tjera mbrojtëse, si dhe të afta për t’u përballur me pasojat e pandemisë COVID-19. Që shkolla ta përmbushë këtë synim, nevojitet planifikim, angazhim i të gjithë aktorëve në sistemin arsimor dhe rishikim e ndryshim i planeve në varësi të ecurisë së pandemisë. Në udhëzues parashikohen tre skenarë të mundshëm të zhvillimit të procesit mësimor:

  • mësim në shkollë;
  • mësim i kombinuar (në shtëpi dhe në shkollë);
  • mësim në kushtet e shtëpisë (online).

Skenarët do të zbatohen në varësi të infrastrukturës së shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit. Kështu mund të ndodhë që brenda një qyteti të ketë një shkollë që e zhvillon procesin mësimor normalisht dhe një shkollë që zbaton mësimin e kombinuar (shkollë dhe shtëpi), siç mund të ndodhë që një shkollë ta nisë procesin mësimor normalisht dhe më pas të vijojë me mësimin në kushtet e shtëpisë për shkak të përhapjes së virusit. Në sistemin tonë arsimor, si në çdo vend të botës, ka shkolla që mund të mundësojnë zhvillim normal të procesit mësimor, ka shkolla që mund të mos jenë në gjendje të mirëpresin të gjithë nxënësit me kohë të plotë për shkak të zbatimit të rregullave të distancimit fizik dhe të masave të tjera mbrojtëse, ka shkolla që mund ta zhvillojnë mësimin me turne etj. Pavarësisht rrethanave dhe specifikave të tyre, shkollat do të sigurojnë:

– arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës;

– mirëqenie (shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale) për nxënësit;

– mjedise të sigurta për nxënësit dhe për stafin mësimor dhe ndihmës.

Udhëzuesi orienton mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike dhe private, në lidhje me çështjet e mëposhtme:

– Planifikimi për organizimin dhe për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2020- 2021. Përshkrimi dhe zbatimi i skenarëve të mundshëm për organizimin e procesit mësimor.

– Zbatimi i masave të sigurisë dhe të higjienës sipas protokollit të autoriteteve shëndetësore.

– Udhëzime organizative për DRAP-et, ZVA-të dhe shkollat për fillimin e vitit shkollor.

– Udhëzime metodologjike sipas tre skenarëve, përfshirë edhe platformat online dhe videot që transmetohen në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) për mësimin në distancë dhe të kombinuar.

– Udhëzime për vlerësimin e nxënësve sipas secilit skenar.

– Mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara.

– Komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit.

– Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor (VANAF), Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë (PKAB) dhe Matura Shtetërore (MSH). Programet orientuese për provimet kombëtare.

– Zhvillimi profesional i mësuesve, i drejtuesve dhe i personelit ndihmës në shkollë. Pavarësisht përshkrimeve të detajuara dhe rekomandimeve të praktikave më të mira, udhëzuesi lejon fleksibilitetin që u nevojitet shkollave për të zhvilluar dhe për të zbatuar zgjidhje krijuese në përputhje me rrethanat e tyre specifike dhe lokale.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:masrudhezues 2020-2021
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Flet psikologia Rezarta Kordalli: Ja si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj po bullizohet në internet
Next Article “Më thonë se nuk bëj asgjë siç duhet”, si ndryshoi jeta e një nxënësi pasi ja tha këtë gjë mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?