Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Arlinda Çausholli: Për mësuesit që njoh dhe ata që nuk njoh…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Arlinda Çausholli: Për mësuesit që njoh dhe ata që nuk njoh…

portalishkollor
Last updated: September 14, 2020 7:55 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Besoj fort se fytyra e një fëmije duhet të shihet, shqisat tregojnë shumë. Buzëqeshja nuk duhet te fshihet, ndryshe pse është shkolla, dija, drita e motivimi?”, gazetarja Arlinda Çausholli, ka vendosur që në vend të një urimi për vitin shkollor, ta nisi me një thirrje kujdesi ndaj nxënësve.

Mirëmëngjes mësues, prindër e nxënës! 

Uroj që ky trekëndësh i dijes, edukatës e shpresës, të gjejë veten në këtë vit të ri shkollor, që në vend të ziles ka matësin e temperaturës e në vend të orarit, ka një deklaratë të përditshme “fajtore” të mospasjes së një virusi që askush nuk e sheh, por ja që një shkresë me shumë, mbase e tremb mikrobin.

Kam takuar mësues të përgjegjshëm, me 100 pikëpyetje për mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe përballimit të mësimit, sidomos në shkolla ku ka shumë fëmijë e kushte nuk ka.

Me gjithë ankthin që shpërndahet nga të katër anët, a do kemi një mësuesi të shëndoshë mendërisht? 

Po fëmijë të qetë? 

Po prindër të kujdesshëm e të duruar?

Le ta provojmë të ndryshojmë mënyrën si japim dijen, të shtojmë higjienën e zhvillojmë metodologji mësimdhënieje pa drama e pa tension. Le të jemi krijues, spontanë dhe do t’ia dalim.

Maskat nuk lehtësojnë komunikimin, e di. Do ishte mirë që fëmijët t’i mbanin vetëm në lëvizje, sepse në bankë nuk mendoj se është e domosdoshme. Mjafton distanca dhe dritaret e hapura.

Besoj fort se fytyra e një fëmije duhet të shihet, shqisat tregojnë shumë. Buzëqeshja nuk duhet te fshihet, ndryshe pse është shkolla, dija, drita e motivimi? Ky rregull duhet riparë me ngut, sepse me vështirësi kuptohet një fëmijë veç nga sytë, mendoni 20 fëmijë përnjëherësh.

Gjithësesi, jeni heronj. Jeni mësues, psikologë, infermierë, zyre informacioni, shpikës dhe punonjës shërbim-pastrimi. Krahët e lehta i paçi sepse barrën e keni të rëndë, por dashuria dhe thjeshtimi lehtësojnë gjithçka. Thjeshtoni mësimin, fokusohuni te mirëqenia e fëmijës dhe e vetes, dija këtë vit merr rrugën e kujdesit më shumë se kurrë.

Dy muaj do jenë të vështirë besoj, jo më shumë.

Suksese e dalshi faqebardhë!

Arlinda Çausholli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arlinda caushollimesuesthirrje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Mësues trim quhet dhe nderohet, ai që maskën se heq kurrë”, poezi kushtuar rifillimit të shkollës
Next Article Shkollë në kohën e Kurorës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?