Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Këshilla për prindërit se si të nxisin të folurin tek fëmija
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Këshilla për prindërit se si të nxisin të folurin tek fëmija

portalishkollor
Last updated: September 10, 2020 9:03 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nëse dikur sfida e prindërve ishte që t’ju përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sot sfida është që ata të të bëjnë pyetje. Më poshtë, gjeni disa këshilla sesi të nxisni të folurën e fëmijës tuaj. Artikull nga Silvana Gjoni, logopediste dhe terapiste.

Shpesh, përgjatë punës, përballemi me prindër, fëmija i të cilëve nuk flet apo ka një fjalor shumë të kufizuar, jo në përputhje me moshën e tij kronologjike, pa ndonjë çrregullim zhvillimi. Kjo vjen për arsye të ndryshme: fëmija dëshiron të komunikojë me gjeste, modeli prindëror është i tillë që nuk nxit mjaftueshëm ekspozimin ndaj stimujve që ta “detyrojnë” fëmijën të flasë, prindi plotëson çdo kërkesë të fëmijës, pa qenë nevoja që ai/ajo të shprehet vetë. Prandaj, gjithnjë e më tepër, sidomos edhe me evoluimin e teknologjisë, fëmijët nuk nxiten për të folur. Nëse dikur sfida e prindërve ishte që t’ju përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sot sfida është që ata të të bëjnë pyetje.

Më poshtë, gjeni disa këshilla sesi të nxisni të folurën e fëmijës tuaj:

E FOLURA PARALELE. Tregoni me zë të lartë se çfarë veprimi po bën fëmija. P.sh, “Ti more arushin në dorë dhe do të luash”.

E FOLURA ME VETE. Tregoni me zë të lartë se çfarë po bëni ju vetë. P.sh: “Unë po përgatis mëngjesin”.

STIMULIMI I TË FOLURËS. Përsërisni të njëjtën fjalë disa herë, që të nxisni prodhimin e saj. Nëse ju po luani me top, thoni shpesh: “Gjuaje topin”, “E gjuajte topin”, “Hidhe topin”, “Topi”.

VENDOSENI PARA ZGJEDHJEVE TË DETYRUARA. P.sh: “Do mollën jeshile apo të verdhë?”. Kështu, fëmija është i vetëdijshëm që duhet të zgjedhë mes këtyre të dyjave dhe njëkohësisht do të bëhet më i pavarur në zgjedhjet e tij.

KËNDONI. Këndimi i këngëve, sidomos atyre me rimë, i mëson fëmijëve fjalë të reja dhe të nevojshme për të komunikuar. Gjithashtu, shijon edhe momentin dhe melodinë e të kënduarit.

RIORGANIZONI. Përsërit atë që thotë fëmija, por pa gabime. Kështu, do ekspozohet ndaj modelit të saktë të të folurit dhe do të bëjë më pak gabime. Patjetër, shmangni përdorimin e frazave si: “Jo, ishte gabim”, Mos thuaj ashtu, pasi këto fraza ulin vetëbesimin dhe nuk e lejojnë të eksplorojë gjuhën.

MODELONI. Thuaji fjalët ashtu siç ti ke dëshirë që ai t’i thotë. P.sh: “Unë…dua…mollë”. Përsëritjani shpesh.

PËRDORNI EDHE SHENJAT. Për të lehtësuar komunikimin, mund të përdorësh edhe shenjat, si ato më të zakonshmet, “Bravo”, “Të lumtë”, “Ok më gisht”, “Përplasja e duarve”, “Supet lart”, kur nuk dimë përgjigjen etj.

AKSES I LIMITUAR. Jepi fëmijës vetëm një lodër apo diçka të preferuar dhe jo të gjitha njëherësh, në mënyrë që të detyrohet të kërkojë më shumë.

SABOTONI. Hyni në lojën e tyre dhe merri një nga lodrat e preferuara, në mënyrë që ta detyrosh të të kërkojë mbrapsht lodrën e tij. Kështu, ke përfituar mundësinë për të komunikuar dhe modeluar gjuhën e fëmijës.

TË LEXUARIT. Lexojini çdo mbrëmje një histori të një libri të preferuar për fëmijë. Me kalimin e kohës dhe përsëritjen e historisë, mund të shtoni elemente dhe ta nxisni fëmijën të shtojë të tjerë.

ZGJATJA. Përsërit atë që thotë fëmija dhe shto informacionin. P.sh: fëmija thotë, “Dua ujë”, ju shtoni, “Unë dua ujë, të lutem”.

KOHA. Kalo kohë cilësore me fëmijën, duke luajtur me të dhe duke i treguar me vepra për prezencën tënde. Kjo vlen më shumë se çdo lodër.

Silvana Gjoni, logopediste & terapiste

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:prindersi te nxisimte folurit tek femija
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përgjegjësi ligjore dhe vetëdeklarim ditor, ja se çfarë duhet të kenë parasysh prindërit për këtë vit shkollor
Next Article Model, formulari i vetëdeklarimit të shëndetit që duhet të plotësojnë prindërit dhe nxënësit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?