Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shahini: Kujdestar në çdo kat shkolle; jo ushqim në klasë; të sëmurët kronikë mësim online
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Shahini: Kujdestar në çdo kat shkolle; jo ushqim në klasë; të sëmurët kronikë mësim online

portalishkollor
Last updated: August 31, 2020 11:10 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ky vit shkollor do të karakterizohet nga një sërë kufizimesh për nxënësit, që vijnë si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka u ka kthyer përgjigje pyetjeve të bëra nga prindërit lidhur me vitin e ri shkollor. 

Ajo ka bërë me dije se në çdo kat do të ketë një kujdestar në mënyrë që të shoh nëse lëvizjet janë të kontrolluara, për të ruajtur distancimin social. Ndër të tjera, Shahini ka theksuar se nuk do të lejohet ushqimi në klasë, pasi kjo do të bënte që nxënësit të hiqnin maskën, e për pasojë do të ishin më të rrezikuar përballë virusit.

“Çdo shkollë do të ketë një kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që hyrje -daljet nëpër klasa të jenë të rregullta dhe me distancim fizik ruhet. Nëse konsumohet ushqim në klasë, nënkupton që maska duhet hequr dhe nxënësit do ekspozon dhe mund të prekin gojën me duar që mund të mos jenë plotësisht të dezinfektuara”, tha Shahini.

Nxënësit me sëmundje kronike, do të duhet që të ndjekin mësimin online që do të transmetohet të TVSH-ja, ka sqaruar Shahini.

 “Kemi nxënës që kanë sëmundje kronike. Atyre mund tu duhet që të qëndrojnë në shtëpi për shkak se rrezikohet siguria e shëndetit të tyre. Në këtë rast këta fëmijë do të punojnë kryesisht përmes mësimit online dhe do ndjekin leksionet në RTSH, gjithmonë duke mbajtur kontakt me mësuesit e tyre që mund të vlerësohen  dhe të ndjekin mësimet bashkë me moshatarët e vet”, tha ministrja Shahini.

Ndërkohë për pyetjen se “kush i përcakton lëndët kryesore”, ministrja tha se “përcaktimi i lëndëve kryesore ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë mësimi në javë janë ato që ne i quajmë lëndë kryesore, si gjuha shqipe, matematika, lëndët e shkencave. Ato lëndë që kanë nevojë për më shumë përqendrim nga nxënësi”.

E pyetur nëse dezinfektimi do të bëhet midis turneve  apo çdo ditë, dhe nëse do të jetë dezinfektim profesional apo të thjeshtë, Shahini tha se “dezinfektimi ditor është ai që bëjmë edhe në shtëpi, duke pastruar të gjitha sipërfaqet, korridoret, tualetet, pra është dezinfektimi që ndodh rregullisht në shkollë. Por me shumë kujdes dhe me preparate që janë të përshtatshme për të luftuar virusin”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besa shahinijo ushqimkujdestarrregullat ne shkolle
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të rikthehesh në shkollë gjatë COVID-19
Next Article Si mund të hartojmë planet mësimore të vitit shkollor 2020-2021 mbi bazën e temave mësimore të dala nga ministria
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?