Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Njihuni me 8 shqiptarët që kryesuan 40 mijë studentë në një universitet në Turqi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Njihuni me 8 shqiptarët që kryesuan 40 mijë studentë në një universitet në Turqi

portalishkollor
Last updated: August 28, 2020 10:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në një universitet të Turqisë, 8 studentë shqiptarë janë renditur të parët me rezultatet më të larta mes 40 mijë studentëve të tjerë, për vitin akademik 2019-2020. Ajo që të bie në sy në dhjetëshen e më të mirëve janë mesataret e larta që kanë arritur të marrin 8 studentët tanë shqiptar.

Një kohën që po jetojmë, janë të pakta lajmet e mira që marrim apo që dëgjojmë nëpër media e gjetkë. Ky që do ju paraqesim sot është një lajm i cili mund të na bëjë krenar për racën tonë! Në një universitet të Turqisë, jo pak i njohur, 8 studentë shqiptarë janë renditur të parët me rezultatet më të larta mes 40 mijë studentëve të tjerë për vitin akademik 2019-2020. Në dhjetëshen e më të mirëve, 8 të parët janë emra shqiptarë, djem dhe vajza të cilët kanë shkëlqyer në studimet e tyre, teksa mesatarja e tyre duket të jetë me e larta 3.99. 

Universiteti Teknik i Stambollit, İstanbul Teknik Üniversitesi, sapo ka deklaruar studentët që kanë mbaruar studimet shkëlqyeshëm në vitin akademik 2019-2020.

Siç i quajnë atje, gradat e para universitare ishin për Emiljo Mehillaj dhe Gerald Topalli nga Inxhinieria Elektronike dhe e Komunikimit, Bianka Pajo nga Inxhinieria e Ndërtimit, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka nga Ekonomia me një mesatare prej 3.99. Arlind Billa nga Inxhinieria Elektronike dhe e Komunikimit dhe Xhoela Bame nga Biologjia Molekulare dhe Gjenetika ndanë vendin e 2-të me një mesatare prej 3.96. Në vendin e tretë nga Inxhinieria e Ndërtimit me një mesatare prej 3,94 u rendit Alket Çiku. 

Ndërkohë një vit më parë, e para e këtij universiteti në Turqi doli Ida Gjergji me mesatare maksimale 4.0.

10 kryesuesit e ITU janë si më poshtë

Dy nga këta studentë janë pjesë e fondit të ekselencës. Universiteti Teknik i Stambollit ka 14 fakultete dhe 67 programe studimi, 7 institute dhe afërsisht 40 mijë studentë. Kriteret dhe konkurrimi për t’u futur në këtë universitet janë shumë të forta. 

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shqiptarestudente te shkelqyreturqiuniversiteti teknik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fresbee, loja që kërkon energji dhe shpejtësi
Next Article Provimi i shtetit në mësuesi, lista emërore për profilet Biologji, Kimi dhe Biologji Kimi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?