Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përfitimet që sjell sporti tek fëmijët me aftësi ndryshe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përfitimet që sjell sporti tek fëmijët me aftësi ndryshe

portalishkollor
Last updated: August 13, 2020 7:54 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është unik dhe mbart karakteristikat e veta, detyrimisht këto shprehen në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri. Ajo çka është më e rëndësishmja është mbështetja e pikave të forta të tyre, në mënyrë që ata të shprehin potencialin gjatë aktivitetit fizik apo sportit që ushtrojnë.

Po jetojmë në kohëra ndryshimesh të shpejta dhe teksa papritur gjendemi të përfshirë në një vorbull dinamikash të reja e të papërgatitura për rolin që mbartim, numri i fëmijëve me aftësi ndryshe është në rritje dhe shoqëria është përgjegjëse në respektimin e të drejtave të tyre për arsimim dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Zhvillimi i fëmijës përcaktohet edhe nga faktorë mjedisorë, ku hyjnë ushqimi, sporti, sëmundjet apo edhe traumat psikologjike.

Çdo fëmijë me aftësi ndryshe është unik dhe mbart karakteristikat e veta dhe detyrimisht këto shprehen në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri. Ajo çka është më e rëndësishmja është mbështetja e pikave të forta të tyre, në mënyrë që ata të shprehin potencialin gjatë aktivitetit fizik apo sportit të cilin ushtrojnë.

Sporti fuqizon aftësitë sociale të fëmijëve

Shumica e fëmijëve e pëlqejnë këtë aktivitet. Gjatë kryerjes së aktivitetit sportiv kemi zhvillimin e sjelljeve të përshtatshme dhe nxitjen e aspekteve estetike. Duke nisur nga përshëndetja, pritja e radhës (radha ime-radha jote), zhvillim të sjelljes psiko-motore, formim i shprehive psiko-motore kryesore si ecja, gjestet, mimika, vrapimi etj, pjesëmarrje në lojëra dinamike dhe ushtrime fizike, shkathtësimi dhe rritja e rezistencës ndaj sforcos fizike.

Menaxhimi i sjelljes në aktivitetin sportive

Sjellja është një formë komunikimi e cila është shpesh mënyra e vetme që ata njohin për të komunikuar një dëshirë apo nevojë. Përcaktimi i arsyes apo shkakut të sjelljes është faktor kyç në kuptimin e sjelljes dhe asaj se çfarë po përpiqet të komunikojë. Fëmijët me aftësi ndryshe kanë nevojë për të mësuar aftësi që do t’i ndihmojnë të pakësojnë stresin, acarimin, të përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe të zhvillojnë sjellje të reja.

Gjatë aktivitetit sportiv plotësohen gjithashtu katër nevoja psikologjike që nxisin motivimin, siç thotë Glasser.

Këto katër nevoja janë:

  1. nevoja për përkatësi
  2. nevoja për fuqi
  3. nevoja për liri dhe pavarësi
  4. nevoja për kënaqësi

Kështu, lejimi i këtyre fëmijëve për të punuar në grup, në çift, apo individualisht gjatë këtij aktiviteti, praktikisht përmbush nevojën e tyre. Ata ndjehen të lirë aty, ndjehen të përmbushur emocionalisht e të motivuar. Përmbushin edhe një nevojë e cila është liri veprimi, aty shkarkojnë shumë energji.

Faktorët që ndikojnë pozitivisht tek fëmijët me nevoja të vecanta janë:

  • mjedisi mbështetës e gjithëpërfshirës ( fizik, emocional, e social);
  • ushtrimet fizike ose sportive të përshtatura në bazë të nevojës së fëmijës;
  • strategji që sigurojnë sjellje positive dhe sukses.

Përfitimet e mira që sjell sporti në vetvete:

– rrit përqëndrimin;

– ul kolesterolin;

– rit tonifikimin e muskujve;

– elasticitetin dhe ekuiliber te trupit më të mirë dhe të qëndrueshëm;

– kontroll të lart të muskujve global por edhe fin;

– stimulon melatominën etj. 

Tranierëve të sportit që punojnë me këta fëmijë  iu rekomandohet:

– të jenë të durueshëm;

– të mos e marrin për personale sjelljen e tyre pasi vështirësitë e tyre janë si pasojë e ndryshimeve biologjike në ato pjesë të trurit të cilat rregullojnë sjelljen sociale dhe kuptimin e tyre;

– zbuloni dhe vini në dukje pikat e tyre të forta. Ata kanë nevojë të ndjehen të suksesshëm;

– vendosni pritshmëri të larta, por gjithmonë realiste;

– bëjuni here mbas here komplimenta për pamjen;

– kaloni shpesh kohë të personalizuar me të, që ai të ndërgjegjësohet se jeni aty për të sa herë që ai ka nevojë për ju.

Majre Levenishti, psikologe

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aftesi ndrysheaktivitetfemijeperfitimetsport
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesja inovatore e mësimit në distancë, Irena Biba: Është koha e zotërimit të teknologjisë në arsim
Next Article Eksperti i arsimit, Fatmir Vejsiu: Komentet e mësuesit në fletët informuese ose raporte
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?