Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesit janë agjentët e ndryshimit të tyre
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Mësuesit janë agjentët e ndryshimit të tyre

portalishkollor
Last updated: August 10, 2020 7:08 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Sfidat ekstreme e largojnë njerëzimin nga zona e rehatisë dhe na detyrojnë të shohim problemet në një mënyrë të re dhe të ndryshme. Gjatë pandemisë, mësuesit dëshmuan se mund të përshtateshin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Portali “Resilient Teacher” publikoi një material në lidhje me përvojën mësimore gjatë pandemisë, si mësuesit e përmbushën rolin e tyre në kushtet e reja dhe cilat pikëpamje apo motive do t’i udhëheqin ata në vjeshtë.

Në kohë krize mund të ndodhin gjëra madhështore…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota pa për herë të parë shpikje që e ndryshuan atë plotësisht: kompjuterin e parë, penicilinën për shpëtimin e jetës, gomën sintetike, radarin, dhe madje një rezervuar metalik (një rezervuar për lëngje, kryesisht ujë dhe benzinë).

Sfidat ekstreme e largojnë njerëzimin nga zona e rehatisë dhe na detyrojnë të shohim problemet në një mënyrë të re dhe të ndryshme. Kriza kërkon lëvizje dhe ndryshim. Individi detyrohet të kryejë eksperimente shpejt, detyrohet të provojë diçka të re, të mësojë të përballet me humbje dhe të bëjë gabime sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecë përpara dhe të gjejë një zgjidhje më të mirë. Një krizë gjithashtu mund të shndërrohet në një forcë unifikuese, e cila kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë komunitetit.

Një dëshirë e fortë për të ndihmuar ata që janë përreth dhe për të gjetur zgjidhje të reja për problemet me të cilat përballen është në zemrën e gjithçkaje që bëjnë mësuesit. Nuk është e nevojshme të hedhim një vështrim nga Lufta e Dytë Botërore për të gjetur shembuj të mahnitshëm në të cilat mësuesit demonstrojnë inovacionin dhe rezistencën e tyre. Ata na kanë dëshmuar se janë agjentë të ndryshimit të tyre.

Gjatë pandemisë, mësuesit në mbarë botën, ndihmuan të gjithë nxënësit të përshtateshin me metodën e re të mësimdhënies. Ata duhej të gjenin mënyra për të rindërtuar përvojën e komunikimit ballë për ballë, të festonin momente të ndryshme kyçe të procesit të mësimdhënies dhe të gjenin mënyra të reja për të tërhequr vëmendjen e nxënësve në mjedise të panjohura dhe sfiduese.  

Pandemia ka përshpejtuar përfshirjen e të gjitha burimeve të mundshme të të mësuarit. Ndryshimet ishin sfiduese, rraskapitëse dhe zhgënjyese ndonjëherë. Dhe nuk ka mbaruar ende…

Ju pret një rrugë e gjatë, por ju keni dëshmuar se mund t’ia dilni. Mësuesit janë të adaptueshëm, të prirur për koordinim dhe, mbi të gjitha, rezistent ndaj çdo gjëje që vjen në rrugën e tyre. Prandaj, shfrytëzojeni përvojën e kaluar për të krijuar një ambient komod te mësimdhënies në të ardhmen, qoftë ai edhe virtual. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:agjente ndryshimimesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Havzi Nela, poeti, mësuesi, patrioti i pathyeshëm kuksian
Next Article Udhëzues për funksionimin e rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës pranë çdo ZVA-je
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?