Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mënyra si të zvogëloni ngarkesën e punës për vitin e ri shkollor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Mënyra si të zvogëloni ngarkesën e punës për vitin e ri shkollor

portalishkollor
Last updated: August 7, 2020 6:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Keni filluar të shqetësoheni sepse duhet të riktheheni në shkollë? Një ekspert i arsimit shpjegon sesi planifikimi i mirë mund të zvogëlojë ngarkesën tuaj të punës.

Verën po e shijoni. Është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar ditët me diell. Shumë mësues kanë nisur të shqetësohen për vitin e ri akademik. Fillimi i semestrit është një periudhë e ngarkuar për të gjithë mësuesit, stafin dhe nxënësit. 

Gjërat nuk do të jenë të lehta, megjithatë, ka disa mënyra se si mund ta minimizoni ngarkesën e punës. Ja çfarë mund të planifikoni për ta bërë shtatorin më të menaxhueshëm. 

– Shmangni vlerësimin e tepërt

Shtatori është koha ku duhet shmangur vlerësimi i punës së nxënësve. Përqendrohuni te siguroni një feedback të dobishëm.

Testimi në klasë do të jetë diçka sfiduese, duke marrë parasysh masat e distancimit shoqëror (fizik). Ekziston rreziku që ngarkesa e punës jashtë klasës të rritet, sepse një pjesë e punës do të bëhet nga shtëpia dhë mësuesi nuk do të jetë pranë nxënësit fizikisht për ta shqyrtuar punën. 

– Mbushni boshllëqet e nxënësve

Plotësoni boshllëqet në njohuritë e nxënsve tuaj, korrigjoni përgjigjet e gabuara dhe sigurohuni që njohuritë që jepni të jenë të konsoliduara. Mos tejkaloni mësimet që keni humbur. Nëse shpjegoni çdo paqartësi, do të fitoni më shumë kohë. 

– Nuk keni pse të bëni gjithçka vetë

Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kemi një vizion të përbashkët. Qëllimet e përbashkëta kanë një rëndësi të madhe për suksesin. Mos u përqëndroni vetëm tek klasa juaj. Komunikoni dhe bashkëpunoni me kolegët. Me një qasje kolektive ekziston një shans më i madh për sukses. Kur punojmë së bashku, ngarkesa jonë e punës shpërndahet dhe ne ndihemi më të lehtësuar. 

Efikasiteti kolektiv është gjithashtu një gjë shumë pozitive nga perspektiva e mirëqenies. Do të jetë e vështirë për mësuesit e rinj dhe stafin e ri të shkollës nëse nuk ndërveprojnë me mësuesit që kanë më shumë eksperiencë.  

– Jini të informuar

Tashmë, më shumë se kurrë është e rëndësishme të kuptoni rregullat e shkollës, jo vetëm për t’u siguruar që punoni brenda parametrave të duhur, por edhe për t’u siguruar që ngarkesa juaj e punës nuk është rritur brenda dhe jashtë klasës.

Merrni kohën e nevojshme për t’u njohur me politikat dhe rregullat e shkollës, më pas, përsërisni gjithçka edhe një herë para se të fillojë viti i ri shkollor. Kjo do t’ju shpëtojë nga konfuzioni dhe ankthi që krijohet ditët e para. 

– Përgatisni një plan pune

Për të zvogëluar ngarkesën tuaj të punës në vjeshtë, sigurohuni që të realizoni një plan. Cilido qoftë qëllimi apo rezultati i pritshëm, të mos improvizosh dhe të mos mendosh për nesër me siguri do të rrisë ngarkesën tënde të punës.

Edhe pse lënda që jepni mësim mund të jetë pak më ndryshe, në kontekstin e pedagogjisë dhe mësimdhënies, aftësia e mësimdhënies mbetet e njejtë. Ajo që konsiderohej mësimdhënie efektive para Covid-19 mbetet akoma e vlefshme. Prandaj, përgatitni një plan dhe më pas shijoni një pushim të merituar.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:punasi te zvogelojme ngarkesenviti i ri shkollor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rrëfimi i një nëne: Të kesh një fëmijë autik do të thotë të bashkëjetosh njëkohësisht me vuajtjen dhe lumturinë
Next Article Mësimi i bazuar në lojë inkurajon kureshtjen dhe angazhimin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?