Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Mendje e lirë” bazuar në artin mandala, ju njohim me punim e veçantë të mësueses nga Shkodra
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Mendje e lirë” bazuar në artin mandala, ju njohim me punim e veçantë të mësueses nga Shkodra

portalishkollor
Last updated: August 7, 2020 6:21 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky ndoshta mund të jetë punimi më i veçantë që mund të keni parë këto kohë. Bazuar në artin mandala, mësuesja nga Shkodra, Teuta Lagja, ka krijuar këtë mozaik ngjyrash dhe formash në murin e saj të shtëpisë me plotë 1800 tapa shishesh. Le të hedhim vështrimin edhe nga krijime të tilla vendase…

Diametri i këtij punimi shumëngjyrësh rrethor i krijuar në mur është plotë 2.5 metra. Për të krijuar atë janë përdorur plotë 1800 tapa shishesh të ndryshme; sigurisht goditjet kanë qenë më të shumta për t’i fiksuar ato me gozhda betoni. 

Punimi quhet “Mendje e lirë” dhe është bazuar në artin mandala, që ka të bëjë me konfigurimet gjeometrike të simboleve. Në kulturën budiste mandalat kanë kuptim simbolik dhe meditues, përtej pamjes së tyre “të gjallë”. 

A keni parë më parë një punim bazuar në një art të tillë?

Në fakt një kolege juaja nga Shkodra, jo pak e njohur tashmë për punët e saj të veçanta artistike, që i ndërthur me orët mësimore, ka preferuar ta sjellë më afër nesh, në vendin tonë, duke e zbatuar atë pikërisht në murin e saj të shtëpisë, teksa të afërmit do të jenë vizitorët e saj të previligjuar. 

Mësuesja, Teuta Lagja, ka rrëfyer se ideja fillestare ka nisur nga një projekt shkollor “Mindful Schools”  i  vitit mësimor që shkoi.

“Ideja ishte që nxënësit të liheshin të lirë të shprehnin me ngjyra dhe vizatime ndjenjat e tyre në një pjesë të murit hyrës të shkollës. Projekti nuk u realizua dot dhe mbyllja e tij u bë online. Por si çdo punë e bukur që lë gjurmë në trurin e njeriut, edhe ky më dha idenë të vazhdoja në shtëpi me tapat e shisheve që kisha mbledhur prej vitesh”, kështu është shprehur mësuese Teuta, së cilës i janë dashur dhjetë ditë kohë për të përfunduar këtë art të veçantë. 

Fillimi i punimit 

Punimi i përfunduar 

Diçka ka preferuar të flas edhe për këtë lloj arti: “Mandala është një periudhë krijimi nga e cila autori nxjerr ne pah lidhjen e shpirtit të tij me universin e madh. Tradita e mandalave është që, pasi të krijohet, bëhet një ceremoni dhe ajo prishet pastaj, me idenë se asgjë nuk është e përjetshme, por unë shpresoj ta ruaj më gjatë”. 

Për mësuese Teutën ky nuk do të jetë punimi i vetëm i këtij lloji, pasi ajo mendon ta përsëris atë në muret e shkollës ku jep mësim për klasat fillore. Për të është shumë e rëndësishme që mjedisi të mbrohet dhe një formë e mbrojtjes është pikërisht që, mbetjet të kthehen në art. 

“Mendoj që se shpejti këtë projekt ta vazhdoj në shkollë me punime të tjera, duke mbrojtur mjedisin  dhe duke i kthyer mbetjet në art”, përfundon ajo rrëfimin e saj.

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arti mandalamendje e lireteuta lagja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kosova me tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor
Next Article Rrëfimi i një nëne: Të kesh një fëmijë autik do të thotë të bashkëjetosh njëkohësisht me vuajtjen dhe lumturinë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?