Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Njihuni me malet që duken si ylber
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Njihuni me malet që duken si ylber

portalishkollor
Last updated: July 29, 2020 3:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Parku Gjeologjik Zhangye Danxia në Provincën Gansu, Kinë, është një nga parqet më unik në botë.Kodrat shumëngjyrëshe që formojnë forma si kështjella, zogj dhe figura njerëzore janë mbresëlënëse. Struktura gjeologjike e kombinuar me kushtet e motit të shkretëtirës dhe erozionit, krijuan këtë parajsë ngjyrash.

U deshën të paktën 24 milionë vite që natyra të krijonte një nga vendet më mbresëlënëse dhe më të gjalla të planetit.

Parku Gjeologjik Zhangye Danxia në Provincën Gansu, Kinë, u formua nga erozioni i gurit ranor të kuq, duke formuar maja të izoluara dhe shpate të pjerrëta. Struktura gjeologjike e kombinuar me kushtet e motit të shkretëtirës dhe erozionin nga era dhe uji, krijuan këtë parajsë ngjyrash.

Gjeologët pohojnë se ngjyrat u krijuan për shkak të lëvizjes së kores së tokës, gjë që bën që shtresat e shkëmbinjve të shfaqen me ngjyra, madhësi dhe forma të ndryshme.

Rezultati erdhi ndër shekuj, pasi u formua një shtresë pas tjetrës dhe sot, ngjyrat e veçanta provokojnë admirim. Malet shumëngjyrësh formojnë forma të mrekullueshme si kështjella, kone, kulla, si dhe figura njerëzore, zogj dhe kafshë. Majat e maleve të larta shfaqen përmes mjegullës dhe reve, duke përbërë një peizazh magjik.

Zona ndodhet në pjesën veriperëndimore të vendit, midis Tibetit dhe Rrafshnaltës Huangtu, dhe kufizohet me Mongolinë. Nëse jeni të interesuar, mënyra më e mirë për të arritur në park është të shkoni së pari në Lanzhou dhe më pas të udhëtoni në rrugë ajrore ose tren. 

Sezoni më i mirë është nga Qershori deri në Shtator. Mbizotërojnë kushte ideale gjatë kësaj periudhe, pasi kombinimi i diellit dhe rrjedhjeve të pakta nxjerr në pah më shumë ngjyrat e maleve që ngjasojnë me ylber. Është më mirë të vizitoni parkun në mëngjes dhe në muzg, veçanërisht në perëndimin e diellit, kur ngjyrat ndryshojnë vazhdimisht, me shtresat e verdha dhe të kuqe që mbulohen nga një shtresë e lehtë gri. 

Udhëtim të mbarë, qoftë dhe me imagjinatë!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:malenatyraparku gjeologjik zhangye
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Waldorf, metoda alternative e mësimdhënies që nuk përdor asnjë libër deri në klasë të gjashtë
Next Article Dy nga të drejtat e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç që duhet t’i zbatojnë të gjithë, mësues dhe prindër
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?