Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shembuj se si mund të përpiloni një CV
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Shembuj se si mund të përpiloni një CV

portalishkollor
Last updated: July 21, 2020 12:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

CV që rrjedh nga fjala Curriculum Vitae është dokument i cili kërkohet nga ana e punëdhënësve gjatë kohës së aplikimit për punë, ose nga ana e institucioneve tjera të cilat janë të interesuara për profilin tuaj profesional. 

Ky dokument në vete përmban rrjedhën e disa veprimeve tuaja në disa aspekte si edukimi, përvoja në punë, përvoja në praktika të ndryshme, kurse të ndryshme, njohje gjuhësh, njohuri kompjuterike etj. Me rëndësi, gjithashtu, është të theksohet se nuk ka formë të standardizuar e cila përdoret për të përpiluar një CV.

Për përpilimin e një dokumenti të tillë shfrytëzohen, ose/dhe mund të shfrytëzohen struktura të njëjta të përdorura nga përpilues të ndryshëm më parë ose të ofruara nga shpjegues të ndryshëm, por asnjë nga këto forma nuk është standarde që nënkupton faktin se vetë ju mund të përpiloni një dizajn sipas dëshirës suaj. Ekspert të ndryshëm të vendeve të Evropës perëndimore janë munduar të standardizojnë forma të ndryshme në vendet e tyre, por edhe kjo nuk ka qenë aq e suksesshme sepse standardizimi humb efektin e shprehjes personale dhe në këtë mënyrë fsheh një pjesë të “personalitetit” të aplikuesit.

Qëllimi kryesorë, pavarësisht se cilën formë do të përdorni, është paraqitja e qartë e informatave. Organizimi i tyre në një strukturë dhe radhitje të pranueshme e cila do ta nxisë vrojtuesin që ta shohë të tërën, ose së paku informatat të cilat janë të rëndësishme për vendin që aplikohet. CV e një personi, krahasuar me letrën e motivimit është më standarde, por unë nuk do ta kisha preferuar që të ishte komplet standarde. Ajo që vlen të thuhet është se, nëse një vend pune dallon dukshëm nga një vend tjetër dhe secili nga ato kërkon njohuri ose përvoja tjera nga ju, atëherë më mirë është që pozitën e pjesëve të CV të e ndërroni varësisht se cila pjesë është më e rëndësishme për cilin vend pune. 

Në shembujt e mëposhtëm (PDF) që ne po paraqesim do të keni mundësi të shihni pjesën e edukimit dhe të përvojës dhe ajo që do të duhej të bënit nëse ju ofrohet një vend pune është të shihni nëse përvoja juaj përshtatet me kërkesat dhe përvojën e fusni mbi edukimin, në anën tjetër nëse edukimi është më afër kërkesave atëherë e fusni edukimin më sipër.

Një nga elementet kryesore të një CV-je është gjithashtu drejtshkrimi, pra duhet të e kontrolloni që të mos ketë gabime gjuhësore pavarësisht se në cilën gjuhë e përpiloni. CV-të e ngarkuara janë vetëm shembuj të përpiluara dhe të përdorura nga autori dhe të marra në internet. Ju duhet të shihni situatën tuaj, nevojat që një CV duhet të plotësojë dhe në bazë të kësaj situate të zgjidhini një ose të përpiloni një të tillë. Ose të e përpiloni një sipas kërkesave të vendit ku jetoni ose gjuhës në të cilën do ta përpiloni.

Çfarë nuk duhet të fusni në CV?

  • Mos vendosni moshën ose datën e lindjes. (përveç nëse e shihni të rëndësishme)
  • Mos e fusni religjionin ose faktorë të tjerë që mund të jenë faktorë diskriminues.
  • Mos shkruani të dhëna mbi të ardhurat tuaja në të kaluarën, e vendosni dokumentin veçmas nëse u kërkohet.
  • Mos vendosni shkollën fillore nëse keni të mesme, mos e vendosni të mesmen e më poshtë nëse keni kolegj ose fakultet.
  • Mos i fusni opinionet tuaja sepse këto nuk duhet marrë parasysh kur ju kandidoheni për ndonjë pozitë të caktuar.

Autor: Skender Mustafi

Shkarko shembujt e CV

Dizajni i një CV-je:

SHEMBULL 1

SHEMBULL 2

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:CVshembujsi te perpilojme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla teknike në Uashington me arkitekturën më të veçantë në dobi të studentëve
Next Article Aktivitete dhe lojëra për fëmijë aktiv gjatë periudhës së verës, mosha 6-18 muajsh
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?